Rreth
ZYRës PËR PËR BUXHET DHE FINANCA
I. Detyrat – përgjegjësitë
- Zyra për Buxhet dhe Financa është përgjegjës për Menaxhimin dhe Raportimin Financiar për fondet e UHZ-së të siguruara nga Buxheti i Kosovës, Kontrollimin e të hyrave të përcaktuara sipas Statutit, dhe grantet e dhuruara nga donatorët. Mbikëqyr dhe zhvillon më tej proceset financiare dhe transaksionet e UHZ-së, është përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e Fondeve. Përgjegjësitë e Zyrës për Buxhet dhe Financa ndër tjera përfshijnë:
1.1. Planifikimin dhe hartimin e buxhetit vjetor në bashkëveprim me mbajtësit e buxhetit dhe Menaxhmentin e UHZ-së, dizajnimin e moduleve financiare kontrolluese lidhur me pagesat, tarifat administrative dhe transaksionet tjera;
1.2. Menaxhimin dhe Raportimin Financiar për fondet e UHZ-së të siguruara nga Buxheti i Republikës së Kosovës, të hyrat e përcaktuara sipas Statutit, dhe grantet e dhuruara nga donatorët;
1.3. Administrimin financiar të Fondeve të UHZ-së;
1.4. Zhvillimin e duhur të sistemit të kontabilitetit dhe bazave tjera të të dhënave financiare për fondet e Buxhetit të Republikës së Kosovës, të hyrat e përcaktuara sipas Statutit të UHZ-së, si dhe fondet e donatorëve;
1.5. Ofrimin e këshillave financiare për Menaxhmentin dhe nëpunësit e UHZ-së. - Drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa raporton te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa konsultohet dhe i koordinon punët me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
- Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra për Buxhet dhe Financa përbëhet nga këto pozita:
3.1 Drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa;
3.2 Zyrtar i Shpenzimeve;
3.3 Zyrtar për të hyra;
3.4 Zyrtari Zotues;
3.5 Zyrtar për Paga;
3.6 Zyrtar i Pasurive;
3.7 Arkatari. - Numri i të punësuarve në Zyrën për Buxhet dhe Financa, është shtatë (7).
Stafi
Raportet
RAPORTET
Lorem ipsum dolor sit amet consectetur adipiscing elit dolor
Raportet e Buxhetit
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, sipas zotimit publik me qëllim të ngritjes së transparencës publikon raportet periodike të buxhetit, me qëllim të njoftimit të publikut për mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike, duke u bërë i vetëmi institucion publik në Republikën e Kosovës që ndërmerr një vendim të tillë. Raporti Vjetor 2021
Raporti Vjetor 2021