fbpx

Administrata Qendrore

Foto nga mbledhja e mbajtur, Sekretari i përgjithshëm me udhëheqësit e zyrave dhe sekretarët e njësive akademike

Administrata ofron shërbime efikase dhe të dobishme administrative që t’i mundësojë personelit akademik përmbushje e objektivave dhe përgjegjësitë në fushën e formimit akademik, të kërkimeve shkencore dhe punës artistike, në mënyrën më të mirë të mundshme, siç është e paraparë me Statut të Universitetit.

Administrata Qendrore e Universitetit është përgjegjëse për çështjet profesionale,
administrative dhe teknike në lidhje me:
1.1. arsimin, kërkimet shkencore dhe punën artistike;
1.2. administrimin e njohjes së studimeve;
1.3. administrimin e personelit;
1.4. aspektet ligjore;
1.5. planin zhvillimor të universitetit;
1.6. kontabilitetin dhe financat;
1.7. mirëmbajtjen dhe dokumentimin e pronës;
1.8. dosjet;
1.9. qarkullimin e mallrave;
1.10. menaxhimin e sistemit të informimit;
1.11. bazën qendrore të të dhënave;
1.12. aspektet tjera të përgjithshme të administratës së universitetit.
2. Të gjitha këto detyra koordinohen nga Sekretari i përgjithshëm.

Translate »