fbpx

Fakulteti i Biznesit

 

Fakulteti i Biznesit është pasardhës dhe trashëgues legjitim i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Universitetin e Prishtinës – fakultet i cili ka qenë trashëgues i Shkollës së Biznesit në Pejë dhe i Shkollës së Lartë Ekonomike të themeluar në vitin 1960, si institucion i mëvetësishëm i emërtuar Shkolla e Lartë Ekonomike – Komerciale në Pejë. Në vitin akademik 2001/2002 Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit, pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit dhe se voni sipas vendimit senatit të UP-së me nr. ref. 3/914 të dates 27.10.2010 në Fakulteti i Biznesit.

Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Haxhi Zeka”, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore, master dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të UHZ-së.

Studimet e rregullta dhe ato me korrespondencë në Fakultetin e Biznesit në Pejë organizohen për fitimin e përgatitjes akademike Bachelor dhe Master. Fakulteti i Biznesit përbëhët prej tri departamenteve. Në të tri departamentet ofrohen studime bachelor dhe master. Studimet që ofrohen janë:

Studime bachelor

Administrim biznesi
Administrim biznesi (gjuhë boshnjake) dhe
Kontabilitet dhe financa
Studime master

Administrim biznesi
Administrim biznesi (gjuhë boshnjake)
Kontabilitet dhe financa dhe
Menaxhimi i burimeve njerezore

Translate »