fbpx
Filloi Viti i Ri Akademik

Filloi Viti i Ri Akademik

Filloi viti i ri akademik,

Sot, studentët brucosh të cilët tashmë kanë zgjedhur që studimet e tyre t’i bëjnë në programet: biznes, juridik, agrobiznes, turizëm dhe muzikë, u njoftuan nga afër me Rektorin Prof. Dr. Fadil Millaku dhe stafin akademik.

Rektori Millaku falënderoi të rinjtë për besimin e tyre në jetën akademike. Fjalë rasti kishte edhe Prof. ass. Dr. Sabiha Shala, e cila ishte iniciatore e këtij projekti kur ishte Prorektore për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, me ç’ rast theksoi rëndësinë e këtij projekti që përfshinë edhe komponentët tjerë rreth zhvillimit dhe avancimit të studentëve.

Studentët u njoftuan për aktivitet e këtij projekti “Java e Mirë se Ardhjes”. Nesër në ora 10:00 të gjithë brucoshët e Fakultetit të Biznesit takohen në hapësirat e kësaj njësie akademike që do të shoqërohen nga profesorët e tyre për të vizituar disa nga bizneset.

Poashtu, nesër në ora 10:00 brucoshët e Fakultetit të Agrobiznesit do të takohen në këtë njësi akademike dhe do të vizitojnë bizneset e kësaj fushe.Të mërkurën në ora 10:00 brucoshët e Fakultetit Juridik do të takohen me profesorët e tyre për të vazhduar vizitën në institucionet e drjetësisë.Njëkohësisht, në ora 10:00 brucoshët e Fakultetit të Arteve do të takohen me profesorët tyre në objektin e këtij fakulteti për të vizituar Teatrin dhe të tjera institucione kulturore.

Dhe brucoshët e Fakultetit Menaxhment në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis do të takohen të enjten në ora 10:00, për vizitë në shoqërinë bjeshkatare, alpiniste “Gjeravica” në Pejë, objekte të tjera kulturore, si dhe vizitë në bizneset turistike në Rugovë.

Translate »