Misioni
Universiteti “Haxhi Zeka” si institucion akademik transferon dije në funksion të realizimit të potencialit të studentëve drejt tregut dinamik të punës, i përkushtuar në hulumtime shkencore, veprimtari artistike dhe ndërkombëtarizim, për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të rajonit të Pejës dhe të vendit në përgjithësi.
Vizioni
Universiteti ”Haxhi Zeka” lider me kurrikulë studimore të integruar dhe bashkëkohore në harmoni me kërkesat e tregut në fushën e biznesit, agrobiznesit, mjedisit, turizmit, arteve, drejtësisë, aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe në fusha të tjera të ndërlidhura”
Vlerat
Në funksion të përmbushjes së vizionit dhe misionit të vet, Universiteti “Haxhi Zeka” do tëudhëhiqet nga vlerat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
► Integriteti profesional dhe akademik – Të hapur dhe të sinqertë në veprimet tona!
► Gjithëpërfshirja dhe barazia – Vlerësojmë diversitetin, përfshirjen, kujdesin, respektin dhe mirëpresim gjithsecilin!
► Liria e shprehjes dhe e të menduarit – Inkurajojmë dhe vlerësojmë lirinë e shprehjes dhe mendimin kritik akademik!
► Konkurrueshmëria – Dëshira dhe motivimi për t’u bërë më të suksesshëm dhe më të dallueshëm!
► Shërbimi ndaj komunitetit – Bashkëpunim me grupe të interesit për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të tyre!
3807
UNDERGRADUATE
4857
GRADUATE
1391
POSTGRADUATE