ZYRës PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR
I. Detyrat – përgjegjësitë:
1.1 Përkrah zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtar nëpërmjet marrëveshjeve dhe protokolleve;
1.2 Koordinon dhe i përkrah projektet rajonale dhe ndërkombëtare me interes për UHZ-në;
1.3 Harton dhe zbaton projekte të cilat e avancojnë punën kërkimore dhe shkencore në UHZ, në bashkëpunim me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë;
1.4 Ndihmon në krijimin e lidhjeve me Universitetet e huaja, i këshillon profesorët në krijimin e këtyre lidhjeve;
1.5 Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare në dispozicion për lëvizje të studentëve dhe të mësimdhënësve (p.sh. DAAD, EU, Fuulbright, British Council, etj), si dhe shpërndan informacione nëpër fakultete;
1.6 Siguron informata nga institucionet relevante ndërkombëtare për arsim dhe inicim të bashkëpunimit;
1.7 E Udhëheqë Programin veror të Universitetit;
1.8 Merr pjesë si anëtar I komisionit me qëllim të planifikimit të Strategjive të mëtutjeshme për zbatimin e suksesshëm të projektit;
1.9 E ndihmon Rektorin dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë në të gjitha nivelet për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
1.10 Kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton udhëheqësi;
- Drejtori i Zyrat për Bashkëpunim Ndërkombëtar raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë..
- Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar me sistematizimin e vendeve të punës, përbëhet nga këto pozita:
3.1 Drejtori Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar;
3.2 Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar (1 nëpunës).
3.3 Zyrtar për Projekte (1 nëpunës). - Numri i të punësuarve në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar është Tre (3).