Rreth ZZHK-së

Zyra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka objektiv kryesor orientimin dhe këshillimin e studentëve për qasje sa më të mirë në tregun e punës.

Misioni i saj është që t’i informojë, mbështesë dhe inkurajojë studentët në ndërtimin e potencialit të tyre të plotë për ta shfrytëzuar siç duhet dhe për të pasur një karrierë të suksesshme. Ajo synon që të ndihmojë studentët që të kalojnë me sukses fazën e kalimit nga niveli akademik në fazën e ushtrimit të profesionit në praktikë, përmes të ofruarit të shërbimeve më të mira konsultative për sa u përket nevojave të tregut të punës, pritjeve të punëdhënësve, aftësive punuese, trendeve të kualifikimit, zhvillimit të karrierës, etj.