fbpx

Mirë se erdhët brucoshë

Dje me datë 01.10.2018 u mbajt Ceremonia Solemne “Mirë se erdhët brucoshë”. Studentët i mirëpriti stafi akademik dhe stafi administrativ.

Me një fjalim mirëseardhjeje studentët i priti Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.Dr. Fadil Millaku, i cili theksoi se stafi akademik dhe administrativ do të angazhohen pa ndalë që së bashku me studentë të arrijnë synimet si dhe ngritjen e cilësisë. Ai po ashtu tha se me përpjekjet e tyre do të ndihmojnë dhe lehtësojnë jo vetëm vetën e tyre por edhe punën e profesorëve.

Studentët patën mundësinë që të njoftohen nga afër edhe me Prorektorët, si dhe Dekanët e njësive akademike.

Fjalim mirëseardhjeje mbajti edhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala, e cila falënderoi studentët për besimin që avancimin e tyre akademik ta vazhdojnë në Universitetin “Haxhi Zeka”.

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe certifikimi i studentëve tutor të vitit të kaluar akademik.

Studentëve iu dhanë broshura me informacion për agjendën javore “Java e Mirëseardhjes”.

[Best_Wordpress_Gallery id=”106″ gal_title=”Mirë se erdhët brucoshë”]

Translate »