Kapërce te përmbajtja Kapërce te fundi i faqes

Universiteti “Haxhi Zeka”I dedikuar për cilësi standarde dhe suksese

Fakulteti i Biznesit

Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Haxhi Zeka”, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore, master dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të UHZ-së.

Fakulteti Juridik

Me qëllim të dinamizmit të aktivitetit angazhon pesë profesionistë me thirrje të larta shkencore e akademike të merreshin më hartimin e programit mësimor duke hulumtuar njëkohësisht edhe burimet njerëzore të cilët mund të ishin potencial për qenë pedagog të angazhuar në Fakultet Juridik.

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit

Themelimi i Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit (FMTHM), ka qenë rezultat i një procesi të analizuar mirë dhe i bazuar në të dhëna dhe rekomandime të cilat kanë dalë nga dokumenti i fisibilitetit për themelimin e Universitetit të Pejës.

Fakulteti i Agrobiznesit

Fakulteti i Agrobiznesit është njësi akademike pranë Universitetit ”Haxhi Zeka” që ofron mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, për kuadrot profesionalisht të afta për tregun e punës në bujqësi, mjedis dhe ushqim për ti kontribuar ekonomisë në regjion e më gjerë me interes të përgjithshëm publik.
Ikonë

Fakulteti i Arteve

Fakulteti i Arteve , qendër kryesore rajonale përgatit profesionistë të aftë në fushën e arteve, zhvillon dhe mbështet jetën artistike duke përmbushurnevojat e shoqërisë.

Fjala e Rektorit

Të dashur studentë, kolegë dhe vizitorë,

Universiteti “Haxhi Zeka” është ndërtuar në bindjen se arsimi i lartë përfaqëson jo vetëm një proces formimi profesional, por një mision shoqëror dhe qytetar me përgjegjësi të thellë ndaj zhvillimit të vendit. Në këtë frymë, universiteti ynë e ushtron veprimtarinë e tij mbi tri misione themelore: mësimdhënien dhe mësimnxënien cilësore, kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe shërbimin aktiv ndaj shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Misioni i parë, ai i mësimdhënies, ka në qendër, zemër dhe shpirt studentin si subjekt aktiv të dijes. Qëllimi ynë është të ofrojmë programe studimi bashkëkohore, ndërdisiplinare dhe të përputhshme me nevojat reale të tregut të punës, duke ndërtuar kompetenca profesionale, shkathtësi praktike dhe mendim kritik. Universiteti synon të përgatisë kuadro të afta jo vetëm për t’u integruar në tregun e punës, por edhe për ta transformuar atë përmes dijes, kreativitetit dhe përgjegjësisë qytetare.

Misioni i dytë, kërkimi shkencor dhe inovacioni, përbën shtyllën mbi të cilën ndërtohet identiteti akademik i një universiteti modern. Universiteti “Haxhi Zeka” është i orientuar drejt prodhimit të dijes së re, kërkimit të aplikuar dhe bashkëpunimit shkencor kombëtar e ndërkombëtar. Kërkimi ynë synon të mos mbetet vetëm në hapësirën akademike, por të shndërrohet në vlerë shoqërore, ekonomike dhe institucionale, duke kontribuar në politika publike, zhvillim rajonal dhe inovacion ndërmarrës.

Misioni i tretë, shërbimi ndaj shoqërisë, reflekton rolin e universitetit si aktor aktiv në zhvillimin social dhe ekonomik. Universiteti ynë e sheh veten si partner strategjik të institucioneve publike, sektorit privat, shoqërisë civile dhe komunitetit më të gjerë. Përmes këtij angazhimi, UHZ synon të ndërtojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Në këtë kontekst, Universiteti “Haxhi Zeka” po ndërton identitetin e tij si universitet ndërmarrës 4.0, i cili integron dijen akademike me inovacionin, teknologjinë, sipërmarrjen dhe përgjegjësinë shoqërore. Qasja jonë mbështetet në modelin e helisit të katërfishtë, ku universiteti bashkëvepron në mënyrë të strukturuar me industrinë, institucionet publike dhe shoqërinë, duke krijuar ekosisteme të dijes dhe zhvillimit.

Sfidat përpara nesh janë të shumta, por vizioni ynë është i qartë: ta shndërrojmë Universitetin “Haxhi Zeka” në një institucion bashkëkohor, konkurrues dhe të respektuar, i cili prodhon dije, formon liderë të së nesërmes dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e Kosovës. Ky vizion nuk është individual, por i përbashkët, dhe realizohet vetëm përmes përkushtimit, bashkëpunimit dhe besimit në vlerat akademike.

Prof. Dr. Armand KRASNIQI

Prof. Dr. Armand KRASNIQI

Rektor
Rektorati i Universiteti Haxhi Zeka

Vizioni

Universiteti ”Haxhi Zeka” lider me kurrikulë studimore të integruar dhe bashkëkohore në harmoni me kërkesat e tregut në fushën e biznesit, agrobiznesit, mjedisit, turizmit, arteve, drejtësisë, aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe në fusha të tjera të ndërlidhura”

Misioni

Universiteti “Haxhi Zeka” si institucion akademik transferon dije në funksion të realizimit të potencialit të studentëve drejt tregut dinamik të punës, i përkushtuar në hulumtime shkencore, veprimtari artistike dhe ndërkombëtarizim, për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të rajonit të Pejës dhe të vendit në përgjithësi.

Universiteti Haxhi Zeka, UHZ logo me background te kuq

Miku i madh i Kosovës, Ambasadori Wiliam G. Walker është nderuar me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë. Përmes fotografive të përzgjedhura mund shihni momentet më interesante të ceremonisë së akordimit të çmimit.

Doctor Honoris Causa, William G. Walker was honored from Haxhi Zeka University

universiteti "Haxhi Zeka"

Vlerat

Në funksion të përmbushjes së vizionit dhe misionit të vet, Universiteti “Haxhi Zeka” do tëudhëhiqet nga vlerat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

01. Integriteti profesional dhe akademik – Të hapur dhe të sinqertë në veprimet tona!
02. Gjithëpërfshirja dhe barazia – Vlerësojmë diversitetin, përfshirjen, kujdesin, respektin dhe mirëpresim gjithsecilin!
03. Liria e shprehjes dhe e të menduarit – Inkurajojmë dhe vlerësojmë lirinë e shprehjes dhe mendimin kritik akademik!!
04. Konkurrueshmëria – Dëshira dhe motivimi për t’u bërë më të suksesshëm dhe më të dallueshëm!!
05. Shërbimi ndaj komunitetit – Bashkëpunim me grupe të interesit për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të tyre!

STATISTIKAT E STUDENTËVE

0
Femra
0
Meshkuj
0
Totali
0
Diplomuar
Shko në krye