Detyrat e Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim janë:
- Zyra është mbështetës i KMCV-së në inicimin dhe koordinimin e iniciativave dhe në zbatimin e vazhdueshëm për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë.
- Zyra organizon një monitorim sistematik të treguesve të miratuar të cilësisë, veçanërisht aktiviteteve si në vijim:
2.1 Implementon Planin e Aktiviteteve të sigurimit të cilësisë të aprovuar nga KMCV,
2.2 Mbledhë informacione për cilësi dhe vlerësim nga të gjithë akterët e sistemit brenda Universitetit,
2.3 Në bashkëpunim me KMCV dhe Koordinatorët për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim organizon procesin e vlerësimit të brendshëm sipas Manualit për Sigurim të Cilësisë, përmes pyetësorëve dhe instrumenteve të tjera të parapara në Manual,
2.4 Shpërndan pyetësorët, mbledh, përpunon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e vlerësuara,
2.5 Ofron mbështetje për Komisionet Ad Hoc në procesin e vlerësimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në programet ekzistuese të studimit, si dhe në procedura të vlerësimit të brendshëm periodik.
2.6 Ofron mbështetje administrative në procedurat e vlerësimit të brendshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë së Universitetit.
2.7 I ofron mbështetje njësive akademike përmes koordinatorëve për cilësi dhe vlerësim
2.8 Mbledhë, përpunon dhe analizon të dhënat e nevojshme për përpilimin e raportit vjetor të punës
2.9 Koordinon punën në mbështetje të njësive akademike për procesin e Ri/Akreditimit institucional dhe të Ri/Akreditimit të programeve të studimit, bazuar në udhëzuesit dhe standardet e AKA-së,
2.10 Mirëmban dhe i shqyrton dokumentacionin e procesit të ri/akreditimit, përgatitë raporte dhe analiza përkatëse. - Për përmbushjen e detyrave të përmendura, Zyra bashkëpunon me të gjithë organet përgjegjëse për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë në Universitetit.
- Drejtori i Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë.
- Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim me sistematizimin e vendeve të punës, përbëhet nga këto pozita:
4.1 Drejtori Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim;
4.2 Zyrtar për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim (1 nëpunës);
4.3 Zyrtar për Akreditim (1 nëpunës); - Numri i të punësuarve në Zyrën për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim është Tetë (3).