fbpx

Detyrat e punës për KC

Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorëve të cilësisë në njësitë akademike janë si në vijim:
 Implementojnë planin e aktiviteteve të sigurimit të cilësisë;
 Mbështesin Zyrën Qendrore të Sigurimit të Cilësisë në lidhje me gjitha aktivitetet dhe proceset e sigurimit të cilësisë;
 Mbledhin informacione për cilësi dhe vlerësim nga të gjithë akterët e sistemit brenda njësisë akademike;
 Mbështesin KMCV-në dhe Zyrën për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim në organizimin e procesit të vlerësimit të brendshëm sipas Rregullores dhe Manualit për Sigurim të Cilësisë, përmes pyetësorëve dhe instrumenteve të tjera të parapara në Manual;
 Mbështesin Zyrën e Cilësisë për shpërndarjen e pyetësorëve, mbledhjen, përpunimin dhe vlerësimin e të dhënave nga fushat e vlerësuara në njësinë akademike;
 Ofrojnë mbështetje për Komsionet Ad Hoc në procesin e vlerësimit të ndryshimeve dhe plotësimeve në programet ekzistuese të studimit të njësisë akademike;
 Ofrojnë mbështetje administrative në procedurat e vlerësimit të brendshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë së njësisë akademike;
 Mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë të dhënat e nevojshme për përpilimin e raportit vjetor të punës të njësisë përkatëse akademike;
 Mbështesin Zyrën Qendrore të Cilësisë si dhe KMCV-në për procesin e Ri/Akreditimit të programeve të studimit të njësisë përkatëse akademike
 Të gjitha këto aktivitete i bën në koordinim edhe me Dekanin e njësisë akademike.

Translate »