
Fjala e Rektorit
Letër mirëseardhëse nga Rektori,
Të nderuar studentë të vitit të parë, më lejoni që në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë të ju shprehë mirëseardhje në Universitetin tonë, meqë, ju keni zgjedhur tashmë që të studioni dhe të jeni pjesë e Universitetit tonë. Të jesh student është një ndjenjë e veçantë për faktin që tani ju veç jeni përcaktuar që të filloni karrierën tuaj që të bëheni i dobishëm për veten tuaj, familjen dhe për shtetin e Kosovës.Të jeni pjesë e Universitetit “Haxhi Zeka” pa dyshim do të ju mundësoi që të krijoni miqësi të reja me studentë, administratë dhe staf akademik. Universiteti ynë do t'ju ofrojë mjedisin më të mirë të mundshëm të fitimit të njohurive të reja që të arrini qëllimet tuaja akademike, shkencore dhe profesionale që të bëheni edukator, agronom, jurist dhe biznesmenë të suksesshëm në fushën e ekonomisë, agrobiznesit, teknologjisë dhe turizmit. Programet që do të studioni janë të cilësuara dhe vlerësuara nga ekspert ndërkombëtar dhe vendor dhe të akredituara nga Agjencioni i Akreditimit i Republikës së Kosovës. Angazhimi juaj personal në ligjërata, ushtrime, punë praktike, seminare dhe aktivitete tjera që do organizohen në kuadër të UHZ-së; bashkëpunimi me stafin akademik dhe Menaxhmentin e Universitetit janë elemente kryesore që ju të arrini suksese të shkëlqyeshme në mësim dhe të bëheni kreativ dhe i dobishëm për shoqërinë në tërësi. Nga Universiteti “Haxhi Zeka” kanë dalë kuadro të shkëlqyeshme të cilët kanë arritur grada të larta akademike-shkencore dhe janë treguar biznesmenë të suksesshëm.
Si rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” ju uroj të gjithë studentëve të rinj mirëseardhje dhe suksese.
Me respekt, Prof. Dr. Fadil Millaku
Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” - Pejë