fbpx

Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis

FAKULTETI I MENXHIMIT TË TURIZMIT, HOTELERISË DHE MJEDISIT

Rrafshi i Dukagjinit duke e përfshirë këtu edhe qytetin e Pejës si qendra kryesore e kësaj zone, përbën pjesën e rrafshët të regjionit Perëndimor të Kosovës, i cili shtrihet prej veriut të Mokna dhe Mali i Thatë e deri në jug të mali Sharr, në perëndim kufirin e përbëjnë Alpet Lindore Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), ndërsa kufirin lindor bregoret e Llapushës. Shtrihet në një gjatësi prej 70 km dhe gjerësi 43 km. Rrafshi përbëhet prej shtresave të liqenit dhe aluvianeve përgjatë luginave lumore, anët janë prej materialit të sjellë nga malet me lumenj dhe përrenj, andaj kjo pjesë është dukshëm më e ngritur sesa pjesa lindore, e cila është dukshëm më e ulët përgjatë luginës së Drinit.

Rrafshi i Dukagjinit është i prerë me disa lugina lumore, me rrafshe të gjera aluviale, tarracë lumore dhe rrafshet liqenore mes luginave. Rrafshi i Dukagjinit dallohet me klimë më të butë, e cila diktohet nga masat ujore të Adriatikut, e të cilat depërtojnë nëpër luginën e Drinit. Peizazhi i Rrafshit të Dukagjinit veçohet me kultura të ndryshme bujqësore grurë, misër, pemë, perime, vreshta, livadhe, ndërsa në rrafshet liqenore hasen kullotat dhe pyjet e dushkut.  Në përbërjen e rrafshit të Dukagjinit bëjnë pjesë 9 njësi komunale (Peja, Burimi, Deçani, Klina, Gjakova, Rahoveci, Prizreni, Theranda). Rrafshi i Dukagjinit përfshin 40% të territorit dhe të popullsisë së Kosovës.

Peizazhet mahnitëse të Bjeshkëve të Nemuna, trashëgimia kulturore e arkitektonike, muzetë e kullat e vjetra shqiptare, objektet e vjetra fetare, llixhat, ushqimi tradicional, shpellat, shtigjet që përshkohen në këmbë, mbi kalë e biçikleta malore, etj,. Këto janë disa nga atraksionet që duhet të shijohen patjetër nga gjithsecili që e viziton Dukagjinin. Pikërisht, këto ishin bazat që e përcaktuese për Themelimin e Fakultetit të Menaxhmentit Turizmit Hotelerisë dhe Mjedisit është fokusuar pikërisht në kapacitetet që ka kjo zonë dhe në përgatitjen e studentëve në lider e menaxher të ardhshëm me kompetencë që këto bukuri të shpalosen e promovohen për vizitorët vendës e ata të huaj, duke nxitur kështu zhvillimin ekonomik të këtij rajoni dhe më gjerë. Fokusi i këtij fakulteti është përcaktuar që brenda programeve të studimit të orientohet edhe punën praktike të studentëve në sferat e produkte atraktivë, përplot adrenalinë, aventurë, kulturë dhe traditë. Atraksionet turistike në zonën e Dukagjinit kanë shumë për të ofruar për të gjitha moshat. Duke i nisur nga sportet ekstreme Via Ferratat në Pejë e Deçan, Zipline, Parkun e Aventurave, ecje nëpër shtigje të ndryshme në Grykën e Rugovës Decantit, Junikut e Istogut, etj,. Por edhe për adhuruesit e monumenteve kulturore apo degustimin e gatimeve tradicionale, ne ofrojmë shumë në qytet dhe nëpër bujtinat në Rugovës të Pejës, Grykës së Devanit – Belleja, Juniku me Morenicën dhe Grykën e Jasiqit, Istogu me bjeshkët e Istogut dhe burimin, etj.,

Qendra e Zonës së Dukagjinit llogaritet shumë e pasur, madje edhe në kohën e lashtë ka pasur ari dhe pasuri të tjera. Në shekullin e III dhe të IV para Krishtit e tërë Perandoria Romake ka mbijetuar nga ari dhe argjendi në këtë pjesë të vendit tonë. Kjo është shumë e rëndësishme për informacionin e vizitorëve sepse është një veçori që shumë pak vende të botës e kanë. Në kuadrin e monumenteve mbivarrore të kohës Ilire, stela dhe cipusi zënë vend me rëndësi. Këto dy eksponate i përkasin shek. II të erës sonë. Janë zbuluar në vitet 1970-të, në lokalitetin arkeologjik pranë Fabrikës së Baterive në Pejë.

Muzeu Etnologjik i Pejës është i vendosur në një shtëpi të vjetër qytetare që i takon gjysmës së dytë të shekullit të XVIII-të. I njohur si Konaku i Tahir Beut, ajo është njëri ndër ekzemplarët më të bukur të shtëpisë së vjetër qytetare. Në muze ka më tepër se 120 artefakte, duke filluar nga veshjet kombëtare, vegla pune dhe armë të vjetra, të cilat tregojnë historinë e bujshme të kësaj zone. Për më shumë për komunat e zonës së Dukagjinit kliko në link:

Peja, https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/01/0926_210127110547_001.pdf

Istogu, https://kk.rks-gov.net/istog/news/identifikimi-i-potencialeve-turistike-ne-istog/

Deçani, https://triptoalbania.al/juniku-vend-atraktiv-per-ta-vizituar/

Klina,https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/01/0926_210127110547_001.pdf

Juniku, https://triptoalbania.al/juniku-vend-atraktiv-per-ta-vizituar/

Historiku. – Themelimi i Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit (FMTHM), ka qenë rezultat i një procesi të analizuar mirë dhe i bazuar në të dhëna dhe rekomandime të cilat kanë dalë nga dokumenti i fisibilitetit për themelimin e Universitetit të Pejës. Ky dokument  është hartuar nga Këshilli Britanik me kërkesë të Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Bazuar në këtë dokument, menaxhmenti i ish Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit, gjatë hartimit të propozimeve për hapjen e fakulteteve në kuadër të universitetit të ri në Pejë, jep arsyet e bazuara se krijimi dhe fuqizimi i një njësie të tillë akademike do të ketë rëndësi jetike për ekonominë turistike e hotelerie për regjionin e Dukagjinit e më gjerë. Si atribute të rëndësishme për funksionalitetin e këtij fakulteti theksohen tradita e gjatë që ka Peja dhe regjioni i Dukagjinit në ofrimin e shërbimeve hoteliere, turistike, kampingut, turizmit malorë, pozitës gjeografike, afërsisë kufitare me tri shtete, trashëgimisë së pasur shpirtërore e kulturore, zejtarisë, ekzistimit të objekteve fetare e civile shekullore, etj të cilat më në detaje janë të dhëna në linçet e sipërshënuara. Përveç këtyre komponentëve, si të rëndësishme vlerësohen edhe ekzistimi i programeve të zhvilluara në kuadër të ish Shkollës së Lartë – Ekonomike / departamentit Menaxhment Turizëm dhe Hotelieri (1969-1975) dhe vazhdimit të tyre, fillimisht në Shkollën e Biznesit (2001 – 2003), e  transferuara në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit (2004 – 2012). Në veçanti, në periudhën kohore 2004 – 2012, një numër i caktuar i personalit akademike ishte avancuar në thirrje akademike në këtë sferë duke ju shtuar edhe të tjerë, pikërisht në kohen e themelimit të saj. Për shkak të rëndësisë dhe interesit që kishte shoqëria për të krijuar kuadro edhe fushën e mbrojtjes mjedisore të ndërlidhura me turizmin e hotelerinë, me qellim që kjo njësi akademike të fitonte një identitet të ri dhe të veçantë, pas konsultave dhe rekomandimeve të shumta të përfaqësueseve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në kuadër të Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinorë, propozohet që këtij fakulteti i shtohet edhe departamenti i menaxhimit të mjedisit.

Themelimi. – Për themelimin e Fakultetit të Menaxhmimit të Turizmit Hotelerisë dhe Mjedisit të rëndësishme janë tri momente: E para,  Vendimin e Ministrit të MASHT – it Nr. 434/1 B, dt.14.11. 2011 për themelimin e Universitetit “Haxhi Zeka”: E dyta, Vendimi Ministrit të MASHT- it me nr. 435/01B,  dt.14.11.2012 për emërimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues dhe e treta, 06.01.2012 dita e nënshkrimit të Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Haxhi Zeka. Draft Statuti i ishte dorëzuar për aprovim Ministrit të MAHT – it nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues i UHZ–së. Me rastin e nënshkrimit të këtij akti të përkohshëm, konkretisht në nenin 26, rregullohet se Fakulteti i Menaxhmentit, Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit është njësi akademike e UHZ –së. Andaj data e themelimit të FMTHM –së  të UHZ –së është 06.01.2012.

Akreditimi. – Në fillim të vitit 2012 personali i këtij fakulteti përgatit dy programet për akreditim: Menaxhim i turizmit dhe Hotelerisë (BSC) dhe Menaxhim mjedisi (BSC). Me datën 06. Korrik 2012, AKA – ja e akrediton me sukses vetëm programin Menaxhim i Turizmit dhe Hoteleri (BSC) për afat një vjeçar. Ky akreditim për një akreditim programor afat shkurtë  nga ana e Agjencisë Kosovare të Akreditimit me nr. 437/12 dt. 09.07.2012, arsyetohet se momentalisht UHZ – ja, nuk e kishte ende një status të qartë ligjor.

Menaxhmenti i parë i FMTHM. – Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur me 20.09.2012, në FMTHM emëron Dr.sc. Fetah Reçica, prof.ass. – U.D. Dekan dhe Msc. Shqiponja Nallbani, PhD Kand. U.D. Prodekan të cilët autorizohen, deri me krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, t’i ushtrojnë këto detyra në përputhe me dispozitat statutare dhe aktet tjera në fuqi.

Fillimi i punës të FMTHM. – Zyrtarisht FMTHM – ja, me vetëm një program në studime themelore, në cilësinë e fakultetit në kuadër të UHZ –së,  e fillon punën  me 01.10.2012.

Ri akreditimi. – Duke  e pasur parasysh akreditimin afat shkurtë të FMTHM –së, menaxhmenti i kësaj njësie akademike, për vitin akademik 2013/2014, aplikon për akreditimin me katër programe me sa vijon: Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë (BSC),  Menaxhim i Turizmit (BSC) për mësimin në gjuhën boshnjake, Menaxhim Mjedisi (BSC) dhe Turizëm (MA). Pas procedurës së vlerësimit dhe akreditimit AKA –ja, nxjerrë vendimin me nr. 486/13 ku programit Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë (BSC) i vazhdohet akreditimi për afat tre (3) vjeçar, e po ashtu akreditohet edhe programi Menaxhim i Turizmit (BSC) mësimi në gjuhën boshnjake  (nga data 1 tetor 2013 deri me 30 shator 2016), ndërkaq  programet Menaxhim i Mjedisit (BSC) dhe Turizmi (MA) nuk akreditohen.

Kontributi menaxherial udhëheqës i dekanatit të fakultet është paraqitur si më poshtë nga viti 2012, duke bërë të gjitha përpjekjet për performancë  të lartë për të gjithë aspektet organizative, studentore kuadro me kompetenca të larta në nivel vendi  dhe në ngritjen e kapaciteteve akademike brenda kësaj njësie.

Në vitin (2012/2013 ) , Dekan zgjidhet Prof.Asoc.Dr. Fetah Reçica (vendim ref .nr. 01-29f / 12, date 20.09.2012). Ndërsa Ud. Prodekan për Çështje mësimore dhe financiare Msc. Shqiponja Nallbani (vendim ref. Nr .01-29g /12, datë 20.09.2012). Prof.Ass.Dr. Afrim Selimaj emërohet U.d prodekan për Mësim dhe Financa (vendim ref. 01-1412/13, datë 16.12.2013) .

Në vitin 2015, emërohet U.d. Dekan Prof.Ass.Dr. Halit Shabani, (vendim ref. nr. 188, datë 05.12.2015 ndërsa U.d. Prodekan për Çështje mësimorë Prof.Ass.Afrim Selimaj . Në muajin janar të vitit 2015, Ish Dekani Halit Shabani kalon Dekan në Fakultetin e Biznesit.

Në baze të nenit 42 dhe nenit 48 paragrafi 1.24, të Statutit të Universiteti  “Haxhi Zeka” në Pejë, Senati më datën 11.02.2016 emëron U.d. Dekan Prof.Ass.Dr. Adem Dreshaj, (vendim ref. nr. 204, date 10.02.2016). Në të njëjtin vit, Këshilli i F.MTHM-së, i propozon senatit të Universiteti  “Haxhi Zeka”,  U.d. Prodekan Prof.Ass.Dr. Bedri Millaku i cili zgjidhet u.d prodekan me (Vendim ref.nr. 294, të datës 24.02.2016). Me datën 18.05.2018 Prof.Ass.Dr Adem Dreshaj  zgjidhet U.d Dekan F.MTHM-së (vendim ref.nr . 1134, datë 18.05.2018) .

Në vitin 2021, është zgjedhur Dekan Prof.Asoc.Dr.Adem Dreshaj (vendim ref.nr. 1480/21, datë 23.06.2021, ndërsa Prodekan për Çështje Akademike dhe Mësimorë është zgjidhur Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku (vendim ref.nr. 2733, dat 19.10.2021) dhe Prodekanë për  Buxhet,Financa dhe Infrastrukturë është zgjidhur  Prof.Asoc.Dr. Albona Shala (vendim  ref.nr.  2724, datë 19.10.2021). Të cilët edhe sot vazhdojë më sukses realizimin e objektivave strategjike të planifikuara.

Ri akreditimi. – Sipas nevojave të F.MTHM–së, rishikimi i programeve aktuale  menaxhmenti i kësaj njësie akademike, për vitin akademik 2016/2017, aplikon për akreditimin programe më sa vijon: Menaxhim në Turizmit, Hotelerisë(BSC), akreditohet për tre vite kurse programi boshnjakisht për shkak të mungesës së bartësve të programeve Ministria e arsimit vazhdon akreditimin për pese vite,  Menaxhim i Turizmit (BSC) për mësimin në gjuhën boshnjake, Programi: Menaxhim Mjedisi (Msc ) nuk akreditohet. Ministria arsimit vazhdon akreditimin edhe për një vite të gjitha institucionet e arsimit të lart  në Kosovë. Në 2019, vendim nr. 871/6, datë 30.07.2019, kemi aplikuar për akreditim të programeve Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, kreditohet për tre vite, Menaxhim në Mjedis dhe Turizëm, nuk akreditohet .

Ne vitin 2020, kemi aplikuar për akreditim të programeve Menaxhim Mjedis, i clii program  akreditohet për tre vite ndërsa programi Menaxhim në Turizëm të Qëndrueshëm nuk akreditohet.

Translate »