Alumni
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, për herë të parë ka mbajtur ceremoninë ALUMNI “Ribashkim i studentëve të diplomuar. Ceremonia është mbajtur më datë 12 Maj, 2017.
Misioni
Asociacioni Alumni i Universitetit “HAXHI ZEKA” është organizatë që mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit në nivelin bachelor apo master. Asosacioni Alumni është krijuar nga nevoja për të forcuar marrëdhëniet midis Universitetit “Haxhi Zeka” dhe të diplomuarve të saj.
Asociacioni Alumni i UHZ-së është asociacion që përkushtohet t’i shërbejë Universitetit, alumnive (të diplomuarve), studentëve dhe miqve të tij. Misioni i tij është të forcojë dhe zhvillojë UHZ-ën nëpërmjet asistimit në rekrutimin e studentëve, angazhimin në aktivitete për të rritur reputacionin e Universitetit në vend dhe jashtë, si dhe të promovojë imazhin pozitiv të Universitetit dhe të alumnive.
Qëllimi
- Lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes alumni studentëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse dhe bashkësisë më të gjërë akademike;
- Të promovojë ekzistencën, punën dhe domethënien e Alumni asociacionit;
- Të krijojë bazën e të diplomuarve dhe të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës;
- Të organizojnë ngjarje, seminare, konferenca profesionale dhe të bëjë avansimin profesional të të diplomuarve;
- Të përforcojë reputacionin e universitetit me përforimin e reputacionit të të diplomuarve;
- Të zhvillojë bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish studentët tanë;
- Pjesëmarrja në shkëmbimin shkencor dhe profesional ndërkombëtar përmes vendosjes së relacioneve me asociacionet Alumni të regjionit dhe më gjërë;
- Avancimi i shkathtësive akademike sipas kërkesave të tregut.
BORDI I ASOCACIONIT ALUMNI
Bordi Ekzekutiv i Alumni-t paraqet organin kryesor të asociacionit. Në pajtueshmëri me statutin e asociacionit, Bordi Ekzekutiv është i ngarkuar me krijimin e politikave të alumnit, miratimin dhe implementimin e planit vjetor të asociacionit, si dhe bën organizimin e aktiviteteve edukative, sociale dhe për shoqërime (networking). Bordi Ekzekutiv përbëhet nga anëtarë entuziastë të diplomuar në UHZ dhe të punësuar nëpër kompani të ndryshme, organe të administratës dhe organizata joqeveritare në Kosovë dhe jashtë.

Anëtar të Bordit :
Ardona Dautaj | Dardane Begolli | Doresa Morina | Fatlum Kelmendi | Granit Gërvalla | Haris Kolic | Haxhi Mavraj | Korab Alimusaj | Krenare Shabanaj | Leonora Zefi | Ramë Hajraj | Rrezarta Berisha | Skender Kurmehaj
Kryetare : Leonora Zefi
Nënkryetare e parë : Rrezarta Berisha
Nënkryetar i dytë: Haris Kolic
Sekretare : Duresa Morina
Arkatar : Skender Kurmehaj
Aktivitetet
- Të gjithë anëtarëve t’iu mundësojmë regjistrimin online, qasjen e shpejtë dhe efikase në informacionet tona dhe në kontaktet e ndërsjella
- Organizimi i tryezave të rrumbullakëta, seminareve e konferencave në të cilat do të trajtohen cështjet ekonomike e shoqërore
- Organizimi i programeve për aftësim dhe trajnim të anëtarëve të Asociacionit Alumni në kontekstin e informimit më të mirë për trendet zhvillimore dhe kërkesat e tregut
- Organizimi i takimeve të anëtarëve të asociacionit me studentët aktualë, për t’ua përcjellë përvojat e tyre
- Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, ashtu që anëtarët e Asociacionit Alumni, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, të kenë qasje ne informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejme dhe aplikime në pozita të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.