fbpx

Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë (FAITH)

Rritja e Autonomisë Financiare dhe e Llogaridhënies te Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë” ( FAITH)

Kohëzgjatja projektit/ 3 vjet
Fillimi i projektit: 01.12.2013 – 30.11.2016

Numri i projektit: 544142-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-SMGR

Partnerët e projektit:

• FH Campus Vjena, (grant mbajtës), Austri
• Universiteti i Alicantes, Spanjë
• Universiteti i Saarlandes, Gjermani
• Universiteti “Hasan Prishtina”Prishtine, Kosovë
• Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, Kosovë
• Universiteti “Haxhi Zeka”Peje , Kosovë
• WUS- Kosova, Kosovë
• Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Kosovë
• Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) , Kosovë
• Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtare në Arsimin e Lartë– Kosovë

Qëllimi i projektit:

Objektivi i gjerë i projektit është që korniza ligjore dhe praktikat në fuqizimin e institucioneve të Arsimit të Lartë të Kosovës, të rishikohet, aktualizohet dhe zhvillohet, në mënyrë që të arrihet autonomia financiare dhe llogaridhënia dhe, si e tillë, të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane dhe modernizimin e sektorit të IT-së. Projekti do të kontribuojë në arritjen e objektivave të Procesit të Bolonjës, Strategjisë së Kosovës për Arsim të Lartë 2005 – 2015, si dhe të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2011-2016.

Objektivat specifike të projektit janë

• Të rrisë vetëdijen te institucionet publike të Arsimit të Lartë të Kosovës rreth prioriteteve dhe obligimeve për realizim të autonomisë financiare dhe të llogaridhënies.
• Të zhvillojë udhëzuesit për organizimin e autonomisë financiare dhe llogaridhënies të i institucionet të larta publike.
• Të zhvillojë modulet e trajnimit dhe të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve humane për organizimin e autonomisë financiare dhe logaridhënien;
• Të modernizojë sistemin e teknologjisë informative me qëllim të lehtësimit të implementimeve të autonomisë financiare dhe llogaridhënies.

Projekti financohet nga: Komisioni Evropian, TEMPUS Projektet

Translate »