fbpx

PROFILI I TRUPIT KËSHILLËDHËNËS

Profili i Trupit Këshillëdhënës

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, është themeluar Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Agrobiznesit, i cili ka për qëllim të bashkërendojë kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, bizneseve të regjionit me programet e studimit në fushën e agrobiznesit duke ofruar mundësi për studentët të kryejnë punën praktike në biznese, duke propozuar ndryshime për të avancuar programet e studimit dhe duke realizuar projekte të përbashkëta në mes të akademisë dhe biznesit.

Trupi këshillëdhënës përbëhet prej njëmbëdhjetë anëtarëve, përfaqësues të bizneseve më të mëdha në regjion, përfaqësues nga sektori publik dhe fakulteti i Agrobiznesit, dhe mysafirë nderi nga radhët e projekteve të donatorëve që punojnë në fushën e agrobiznesit si projekti i Swiss Contact, GIZ dhe USAID. Të gjithë anëtarët dhe mysafirët kanë shprehur gatishmëri dhe përkushtim të ndihmojnë Universitetin “Haxhi Zeka”, në funksionimin e Trupit Këshillëdhënës në përpjektet për ta arritur qëllimin kryesor.

Trupi këshillëdhënës është iniciativë e realizuar nga projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” (EYE) dhe menaxhmentit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjtë” financohet nga zyra zvicerane në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates

Translate »