fbpx

Thirrje për kontribut

Autorët janë të inkurajuar të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në jetësimin e kësaj konference, nëpërmjet dorëzimit të abstrakteve të tyre hulumtuese, punimeve dhe e-posterave. Po ashtu, hulumtimet me kualitet të lartë që ngërthejnë rezultate origjinale dhe të papublikuara të punës konceptuale, konstruktive, empirike, eksperimentale, apo teorike në të gjitha fushat e Drejtësisë dhe Artit, janë më se të mirëpritura për prezantim në konferencë. Konferenca bën thirrje për abstrakte, punime dhe e-posterë që i adresojnë temat dhe çështjet e konferencës, përfshirë figurat, tabelat dhe referencat e materialeve të reja/të papublikuara hulumtuese.

Fusha e konferencës përfshin por nuk është e kufizuar në:

  • Të drejtat e njeriut dhe COVID-19;
  • Të drejtat e njeriut në konflikte të armatosura dhe të Drejtën Kushtetuese;
  • Rendi juridik ndërkombëtar dhe pandemia globale;
  • E drejta dhe politikat e BE-së;
  • Drejtësia dhe Arti;
  • Pronësia intelektuale dhe Arti;
  • Aspektet analitike dhe karakteristikat e veprave muzikore;
  • Muzika dhe shoqëria në botën moderne;
  • Mbrojtja ligjore e veprave muzikore;
  • Krimet seksuale dhe gjinore në të Drejtën Ndërkombëtare Penale: Progres apo Regres?
  • E Drejta Penale;
  • Inovacionet në Administratë Publike dhe Qeverisje;
  • Drejt një kuptimi më të thellë të terrorizmit global të shekullit XXI;
  • Studime tё Drejtёsisё dhe Sigurisë;
  • Siguria kibernetike – privatësia dhe e drejta kibernetike
Translate »