fbpx

Historiku

Fakulteti Agrobiznesit është njësi akademike e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” Pejë nga viti 2012 Trajtohet si institucion publik i shkollimit të lartë,i cili aktualisht organizon dhe zhvillon studime universitare themelore dhe pretendon që në të ardhmen, pasi të diplomojë gjenerata e parë, të vijojë me studime të nivelit me të avancuar duke aftësuar kuadro të reja profesionale dhe shkencore.

Fakulteti është i vendosur në Pejë, konkretisht në ndërtesën e ish garnizonit ushtarak (FSK). Kjo njësi akademike e shfrytëzon një pjesë të kësaj ndërtese  ( katin e dytë  ku janë katër salla mësimore, dhe amfiteatër kur është e nevojshme) ndërsa ushtrimet mbahen në hapësirat e IBK laboratorët janë të nivelit regjional dhe Evropian me kushte të mira dhe hapësirat tjera që janë të lidhura për bibliotekën universitare.
Aktualisht hapësirat janë adekuate dhe të mjaftueshme për të përballuar numrin aktual të studentëve. Gjithsesi janë krijuar edhe segmentet e Administratës dhe zyrës së Dekanatit që garantojnë proces të menaxhimit cilësor dhe efektiv në institucion.

Konstatojmë se në të ardhmen e afërt do të punohet në drejtim të kompletimit të bibliotekës si në planin hapësinor ashtu edhe në atë të pasurimit të fondit të librave. Thënë me kompetencë hapësirat për këtë fakultet janë të mjaftueshme për këtë fazë studimesh por jo edhe për synimet për të ardhmen.

Procesi mësimor zhvillohet në pjesën e hapësirave të cilat janë të dhëna në raportin qendror të   vet- vlerësimit. Në bazë të numrit të studentëve dhe hapësirë në dispozicion, mesatarisht çdo studenti në fakultet i takojnë mbi 2 m², që është  në përputhje me standardet të kërkuara.

Aktualisht e vlerësojmë si përparësi të njësisë akademike ekzistimin e hapësirave të mjaftueshme në krahasim me numrin e studentëve.
Ndër sfidat e ardhshme të këtij institucioni mbetet integrimi i përhershëm i Institutit Bujqësor të Kosovës – Institutit Bioteknologjik  për punë praktike dhe shkencore dhe deri atëherë në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimin me MBPZHR do të shfrytëzohen hapësirat e saja. Përparësi konsiderohet ekzistimi i klasave të vogla për zhvillim të mësimit në grupe më të vogla të cilat gjithashtu mundësojnë realizmin e plotë të plan – programit  mësimor.

Fakulteti i Agrobiznesit ka për mision të realizojë arsimimin profesional të specialistëve të fushës së Teknologjisë së prodhimit bujqësor, Agromjedisit dhe Agroekologjisë dhe Teknologjisë së ushqimit,( i cili program është në proqes të akreditimit) të promovojë departamentet në përbërje të tij si dhe stafin akademik, në forma të ndryshme që ndikojnë drejt përballimit të sfidave të kohës si: parashikimi i burimeve ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, mbrojtjen e mjedisit dhe  përdorimi racional i burimeve prodhuese, sigurimi i produkteve ekologjikisht të pastra, siguria ushqimore etj, përmes pjesëmarrjes aktive të studentëve dhe të gjithë stafit akademik në programe më të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në agrobiznes.

Fakulteti i Agrobiznesit synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, Fakulteti i Agrobiznesit synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin rural dhe të bujqësisë duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin Evropian të vendit. Duke implementuar sistemin e ri Evropian të studimeve Fakulteti i Agrobiznesit synon të jetë shumë shpejtë pjesë integrale e lëvizjes universitare Evropiane, studentet të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Reforma e Bolonjës, nuk është dhe s’duhet të konsiderohet ndërmarrje e lehtë. Ajo është një proces i gjatë që do të kërkojë, pa dyshim, investimin edhe të brezave të tjerë. Por, për një gjë jemi të sigurtë, ajo është rruga më e drejtë dhe e vetme e reformimit të sistemit universitar në Kosovë, Regjion dhe Europë. Është koha që, duke punuar, të shpresojmë dhe pse jo të mos besojmë se s’do të jetë e largët dita kur do të jemi pjesë e integritetit universitar Evropian.

T’i mundësojë studentëve të përfitojnë nga qëndrimi i tyre jashtë në aspektin e studimit dhe të kërkimit dhe në këtë mënyrë të zhvillojë dhe të përgatisë një numër të konsiderueshëm kuadrosh të rinj  të kualifikuar të cilët do të bëhen liderë të ardhshëm në fushën e tyre.  Ky projekt ka për qëllim që vendosë ura bashkëpunimi midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duke i ofruar brezit të ri të udhëtojë në BE dhe krijojnë kontakte me BE-në.

Të rritim bashkëpunimin ndërkombëtar midis Universitetit tonë dhe Universiteteve të vendeve të BE-së.Partnerët Evropianë do të shkëmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre të mira nëpërmjet takimeve dhe trajnimeve të ndryshme për probleme të veçanta të tilla si: Sistemi i kreditëve – ECTS, menaxhimin e mobiliteteve, bashkëpunimi, shkollat për doktoraturë, etj.

T’i japë një shtysë bashkëpunimit midis BE-së dhë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke ngritur struktura bashkëpunimi me afat të gjatë si edhe një rrjet të qëndrueshëm interneti. Projekti ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e kurrikulave,metodave të reja të mësimdhënies, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe menaxhimit të universiteteve.

Të përmirësojë transparencën dhe njohjen e studimeve dhe të kualifikimeve si jashtë dhe brenda vendit. Kjo do të arrihet duke vënë në praktikë ECTS (pra sistemin e krediteve) dhe Suplementin e Diplomës. Në këtë mënyrë ne përfshihemi tërësisht në Procesin e Bolonjës dhe bëhemi pjesë e hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Translate »