fbpx
“Let’s do it Peja” viziton UHZ-në

“Let’s do it Peja” viziton UHZ-në

“Let’s do it Peja” viziton UHZ-në

Menaxhmenti i lartë i UHZ-së priti sot në vizitë zyrtare drejtuesit e OJQ “Let’s do it Peja”. Rektori i UHZ, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori prof. dr. Edmond Beqiri, si dhe koordinatorja prof.ass. Alma Lokaj diskutuan me përfaqësuesit e OJQ-së në fjalë Zt. Urim Xharavina dhe Z.gent Agolli mundësitë e bashkëpunimit reciprok, përkatësisht inicimin e zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, kryesisht të lidhura me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Të pranishmit shprehen optimizmin dhe vullnetin e tyre të dyanshëm për krijimin e një bashkëpunimi të ngushtë për angazhimin e studentëve në projekte të ndryshme të kësaj organizate, prezantime dhe hulumtime përkitazi me profilin e studimeve të studentëve. Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e aftësive dhe ngritjen profesionale të studentëve përmes përvojës në punë dhe punës ekipore.

Translate »