fbpx
Hapja e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme

Hapja e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë.

Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e shtunë, 6 prill 2024 deri të martë, 30 prill 2024 ne ora 17:00.

Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të studiojnë në Programe Master një ose dy vjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është gjuha angleze, do të ofroj deri në 30 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme dhe shërbyesit civil dhe për studentët e diplomuar në fakultetet si: integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në web faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org) në përputhje me sektorët në vijim:

Kjo ftesë do të jetë e hapur për publikun e përgjithshëm dhe shërbyesit civil në fushat e mëposhtme:

  •  Integrime Evropiane deri ne 10 bursa ne dispozicion
  •  Juridik deri në 8 bursa në dispozicion
  •  Administratë Publike dhe Burime Njerezore deri në 6 bursa në dispozicion
  •  Diplomaci,deri në 6 bursa në dispozicion
Translate »