fbpx
Kryetari i Komunës së Klinës në vizitë zyrtare në Universitetin “Haxhi Zeka”

Kryetari i Komunës së Klinës në vizitë zyrtare në Universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi sot priti në vizitë zyrtare Kryetarin e Komunës së Klinës, prof.dr. Zenun Elezaj me bashkëpunëtorë të tij. Rektori Krasniqi, e informoj kryetarin mbi rrjedhat e universitetit, mbi vizionin e tij për zhvillimin e mëtejmë të institucionit, si dhe mbi objektivat strategjike të universitetit.

Kryetari Elezaj përuroj rektorin e përzgjedhur zt. Krasniqi, i uroj punë të mbarë dhe shumë sukses në mandatin e ri. Kryetari siguroj rektorin se mbështetja dhe përkrahja institucionale ndaj avancimit të proceseve akademike të universitetit do të jetë në nivelin e kërkuar. Konfirmimi i përkrahjes së Komunës së Klinës në raport me universitetin është vlerësuar lartë nga rektori. Pas takimit, delegacioni i Komunës bashkë me rektorin dhe personelin përcjellës vizituan objektet në kampusin universitar.

Translate »