fbpx
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, Tiranë fton rektorin e UHZ në 10 vjetorin e themelimit të saj

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, Tiranë fton rektorin e UHZ në 10 vjetorin e themelimit të saj

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, Tiranë fton rektorin e UHZ në 10 vjetorin e themelimit të saj

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të saj, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave (AAAS),organizoi një mbrëmje festive gala në Tiranë, në të cilën morën pjesë anëtarët e kësaj Akademie, si dhe studiues e artistë të ftuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Me ftesë të veçantë nga Prof.dr. Ksenofon Krisafi (ish president), në këtë event mori pjesë dhe rektori i UHZ, Prof.dr. Armand Krasniqi. Të pranishëm në këtë mbrëmje festive jubilare ishin edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Prof.dr. Skënder Gjinushi, rektorë të universiteteve të tre vendeve, etj. Me një fjalim mbresëlënës, pjesëmarrësit u përshëndeten përzemërsisht nga kryetari i zgjedhur rishtas i (AAAS), Prof. dr. Fatos Tarifa. Rektori Krasniqi, vlerësoi lartë kontributin e këtij institucioni në fushën e artit dhe shkencës mbarë shqiptare. Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë ka një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, në Tiranë dhe në të ardhmen pritet implementimi i përbashkët i aktiviteteve me interesa të ndërsjella në mes të dy institucioneve.   

Please follow and like us:
ShqipBosanskiEnglish