fbpx
Profesorë nga “Universiteti i Sarajevës” vizitojnë UHZ-në

Profesorë nga “Universiteti i Sarajevës” vizitojnë UHZ-në

Profesorë nga “Universiteti i Sarajevës” vizitojnë UHZ-në

Menaxhmenti i lartë i UHZ-së priti sot në vizitë zyrtare drejtuesit e Fakultetit të Agrobiznesit dhe Shkencave të Ushqimit të Universitetit të Sarajevës, përkatësisht dekanin prof.dr. Muhamed Brka dhe prodekanin prof.asoc. Almir Toroman. Rektori Krasniqi, prorektori Beqiri, së bashku me bashkëpunëtorë diskutuan me përfaqësuesit e këtij fakulteti përvojën akademike dhe bashkëpunimin e synuar lidhur me projektet ndërkombëtare, veçanërisht të ndërlidhura me mësimin në gjuhën boshnjake.

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Sarajevës kanë qenë në marrëveshje bashkëpunimi nga viti 2017 e deri në janar të vitit 2022 përmes projektit të quajtur “BUGI”. Në të ardhmen e afërt pritet që ky bashkëpunim të vazhdojë, me qëllim të përfitimit të ndërsjellë të studentëve dhe personelit akademik.

Translate »