fbpx
Në UHZ u shënua Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Në UHZ u shënua Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, Zyra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka”, bashkë me Parlamentin Studentor, organizuan seminarin: “Edukimi për Karrierën në Kosovë”.

Rektori i UHZ prof.dr Armand Krasniqi, në fjalimin e tij konfirmoj përkrahjen e pa-rezervë institucionale për studentët, zhvillimin dhe formësimin akademik të tyre. Në mes tjerash, tha që duke shënuar këtë datë me rëndësi ne përkujtojmë rolin që luan arsimi i lartë për paqen, përparimin dhe zhvillimin global në përgjithësi. Poashtu theksoi se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive”.

Në këtë seminar nga personeli i ZZhK-së u prezantuan temat “Edukimi për Punësim” – Orientimi në karrierë dhe thirrjet e hapura të punës, si dhe “Mobiliteti – Investim në Arsim Cilësor”.

Gjithashtu të pranishmëve ju drejtua edhe nënkryetarja e Parlamentit Studentor, Albiona Kelmendi e cila në fokus kishte rolin e studentëve si akterë kryesor në reformat dhe zhvillimin e arsimit.

Gjatë diskutimit u theksua që të gjithë së bashku, duhet t’i japim akoma më shumë prioritet arsimit si një e mirë publike, sepse arsimi ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetët tona, redukton pabarazinë dhe është shtylla bazë për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi.

Gëzuar të gjithëve “Ditën Ndërkombëtare të Arsimit”

Translate »