fbpx
Ministri Zt. Elbert Krasniqi vizitoi UHZ-në

Ministri Zt. Elbert Krasniqi vizitoi UHZ-në

Ministri Zt. Elbert Krasniqi vizitoi UHZ-në

Zt. Elbert Krasniqi, Ministër pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me bashkëpunëtorë ishte sot për vizitë zyrtare në Universitetin Haxhi Zeka, Pejë. Ministri u prit nga rektori prof.dr.Armand Krasniqi, prorektori prof.dr.Edmond Beqiri, koordinatori prof.dr.Hysnija Bibuljica dhe këshilltari i rektorit Dr.sc. Driton Sylqa.

Rektori Krasniqi, fillimisht informoj ministrin sipërfaqësisht për ecurinë e punës në të gjitha njësitë akademike, për angazhimet aktuale rreth ri-akreditimit të programeve në nivel universiteti. Gjithashtu, ai njoftoi ministrin për vizionin e tij lidhur me zhvillimin e universitetit, për problemet dhe gjendjen aktuale, si dhe për nevojat e tashme dhe të atyre në perspektivë lidhur me proceset akademike.

Prorektori Beqiri, foli për bashkëpunimin e universitetit me vendet e huaja, për projektet e tanishme, si dhe për punën që është duke u bërë lidhur me projekte të reja të cilat financohen kryesisht nga burimet e huaja, BE dhe më gjerë.

Ministri Krasniqi, uroj rektorin dhe menaxhmentin për mandatin e ri udhëheqës në Universitet. Në mes tjerash, ai ofroi përkrahjen institucionale për secilin projekt zhvillimor në mënyrë që Universiteti Haxhi Zeka të përparojë dhe avancohet konform kërkesave të tregut.

Rektori falënderoj ministrin dhe shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e ofruar institucionale. Ai përfundoj duke e siguruar ministrin se misioni i menaxhmentit ka në fokus studentin, perspektivën e tij, ndërkaq programet e reja në zhvillim e sipër do të jenë konform kërkesave të tregut të punës.

Translate »