fbpx
Fillon Universiteti i I-rë Veror Ndërkombëtar “UNISUM” 2022

Fillon Universiteti i I-rë Veror Ndërkombëtar “UNISUM” 2022

Për herë të parë në historinë e Universitetit “Haxhi Zeka”, sot, më dt. 27.06.2022 është organizuar ceremonia e hapjes së Universitetit Veror UNISUM 2022.

Në këtë aktivitet marrin pjesë pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Polonia, Kroacia, Finlanda, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të stimulojë bashkëpunimin ndërkombëtar me universitetet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për të krijuar mundësi më të mira në fushën e shkencës dhe procesin mësimor.

Në Universitet Veror UNISUM ofrohen disa kurse, nga profesorë kombëtar dhe ndërkombëtar, që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave të studimit multidisiplinar të nivelit Bachelor dhe Master, si: ekonomi, turizëm, agrobiznes, drejtësi dhe art.

I pasuruar me shumë aktivitete shkencore, kulturore dhe sociale, ky aktivitet do të zgjasë deri më dt. 08.07.2022.

3 thoughts on “Fillon Universiteti i I-rë Veror Ndërkombëtar “UNISUM” 2022

Comments are closed.

Translate »