Koncert i Filharmonisë së Kosovës

Më 26.06.2022 u mbajtë koncerti i Filharmonisë së Kosovës nga përbërja e Korit të Filharmonisë me dirigjent Hajrullah Syla dhe në bashkpunim me koret nga Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë – dirigjent Prof. Asoc Hysen Nimani dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtinë – dirigjent Edon Ramadani, si dhe kori i fëmijëve Okarina me dirigjente Elikona Hysaj – Shala, Prishtinë. Vepra e luajtur ishte njëra ndër veprat më të shquara në literaturën botërore muzikore, kantata “Carmina Burana” e kompozitorit Gjerman Carl Orff, një vepër e bukur e cila u shfaq për të parën herë në Kosovë. Ishte vërtetë mahnitëse ngaqë një përformancë e tillë u realizua në shesh, në ambient të hapur në përbërje vërtetë madhore nga numri i madh i përformuesve, duke e bërë një mrekulli të vërtetë paraqitjen para auidiencës, prezenca ishte pothuajse nga të gjitha strukturat paralele po ashtu edhe nga krerët e shtetit. Nën drejtimin e dirigjentit Japonez – Toshio Yanigosava, ku solistë ishin: Adelina Paloja sopran, Arta Jashari sopran, Safet Berisha kontra-tenor dhe Xhemil Rexhepi bas, pa dyshim që triumfoi me një sukses të jashtëzakonshëm dhe me duartrokitje të zjarrta.

Ishte një koncert i suksesshëm i këtyre ansambleve dhe duhet përgëzuar për bashkëpunimin e arritur dhe duke shpresuar që nuk do ndalen këto aktivitete. Veprat si ,,Carmina Burana” munden vetëm në këtë formë dhe me bashkëpunim të institucioneve të prezentohen para publikut të Kosovës.
Studentët e Fakultetit të Arteve në Pejë në këtë semestër ishin shumë të angazhuar, kishin koncerte të shumta dhe angazhime në mësimnxënie dhe ishin mjaft të suksesshëm. Duhet përgëzuar studentët për angazhimin si dhe pedagogët dhe udhëheqjen e Fakultetit të Arteve që ishin në nivelin e duhur pedagogjik.
Urojmë studentët dhe pedagogët tanë për suksesin e arritur gjatë këtij viti shkollor dhe ju urojmë pushime të këndshme verore!

Please follow and like us: