fbpx
Biblioteka e universitetit pasurohet me libra të rinj

Biblioteka e universitetit pasurohet me libra të rinj

Biblioteka e UHZ-së ka shtuar në portfolion e saj qindra tituj të rinj librash nga lëmi të ndryshme konform programeve të saj studimore. Pjesë më e madhe e kontingjentit të ardhur është siguruar nga buxheti i universitetit, gjersa pjesa tjetër është dhuruar nga vet profesorët. Universiteti i Sarajevës poashtu ka dhuruar tituj dhe ekzemplarë të konsiderueshëm të librave në gjuhën boshnjake. Të gjitha librat janë koherente, të botuara rishtas dhe nga autorë eminent, vendorë e të huaj. Me asortiman të zgjeruar të literaturës, tani studentët do ta kenë më të lehtë punën e tyre studimore dhe kërkimore. Gjersa, profesorët do ta inkorporojnë literaturën e re në plan programet (syllabuset) e tyre të studimit.

Translate »