fbpx
Takim pune me ambasadorin e Italisë në Kosovë

Takim pune me ambasadorin e Italisë në Kosovë

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof. dr. Armand Krasniqi, priti sot në takim pune ambasadorin e Italiasë në Kosovë z. Antonello De Riu dhe bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht rektori Krasniqi falënderoj ambasadorin për vizitën dhe përkrahjen e ambasadës Italiane për UHZ-në. Po ashtu, rektori shpalosi përpara tij objektivat dhe synimet e institucionit për të ardhmen. Qëllimi i vizitës së ambasadorit De Riu ishte konkretizimi i aktiviteteve të përbashkëtë edukative dhe kulturore në një të ardhme të afërt.

Translate »