fbpx
Formalizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Shoqatës ALUMNI – UNHZ

Formalizohet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të UHZ-së dhe Shoqatës ALUMNI – UNHZ

Drejtoresha e Shoqatës ALUMNI UNHZ  Znj. Nora Draga u pritë sot nga rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi, me ç’rast u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në mes të UHZ dhe ALUMNI UNHZ. Palët në fjalë, paraprakisht kanë patur bashkëpunim dhe disa takime radhazi për të specifikuar mundësitë e bashkëpunimit, të cilat tashmë janë të përfshira dhe formalisht në këtë memorandum.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet palëve për të ndërtuar një mirëbesim me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimin e raporteve UHZ-Alumni UNHZ, ku qëllim kryesorë është avancimi profesionalë i studentëve dhe të diplomuarve të UHZ-së.

Roli i të diplomuarve dhe shoqatës ALUMNI UNHZ ka qenë dhe mbetët  tepër i rëndësishëm për perspektivën e UHZ-së dhe studentëve në radhë të parë, sidomos për avancimin e mëtejmë të lidhjes të diplomuarve dhe UHZ-së. 

Duhet theksuar se roli i të diplomuarve është mjaft i rëndësishëm për reformat që UHZ, nën udhëheqjen e rektorit Krasniqi, ka filluar dhe po vazhdon me entuziazëm.

Translate »