fbpx
Takim me studentë nga katër njësi akademike

Takim me studentë nga katër njësi akademike

Prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkim shkencor, prof.ass.dr Alma Shehu mbajti takim me studentë nga katër njësi akademike, përkatësisht me studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, Fakultetit të Biznesit, Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis dhe Fakultetit të Arteve.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte bashkëbisedimi me studentët dhe diskutimi i mundësive që iu ofrohen atyre për mobilitet, përfshirje në projekte, kërkime shkencore, aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe të ngjashme. Po ashtu, të gjithë studentët e interesuar të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe studentët e huaj kanë mundësinë të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në edicionin e dytë të universitetit veror “UNISUM” i cili do të mbahet nga data 08 korrik – 21 korrik 2023.

Prorektorja kërkoi nga studentët që të jenë akoma më të angazhuar dhe të rrisin interesimin e tyre për përfshirje në aktivitetet që i kontribuojnë të mirës së përgjithshme.

One thought on “Takim me studentë nga katër njësi akademike

Comments are closed.

Translate »