fbpx
Filloi promovimi i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë

Filloi promovimi i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë

Filloi promovimi i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, përfaqësues të Universitetit vizituan Shkollën e Mesme Teknike “Rifat Gjota”, vizitë kjo që shënoi fillimin e aktiviteteve të promovimit të ofertës programore të UHZ-së. Ata u mirëpritën nga drejtori i kësaj shkolle dhe me këtë rast para maturantëve i shpalosën programet e studimeve që ofrohen në UHZ. 

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ofron shumë mundësi të mira për studentët. Ata mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë programesh të studimit dhe fushave të specializimit që do t’iu siguroj atyre përgatitje për një karrierë të suksesshme në fusha përkatëse. Në të njëjtën kohë, universiteti ka një staf akademik të kualifikuar dhe një mjedis të mbështetjes për të ndihmuar studentët të arrijnë suksesin e tyre.

Aktivitetet që lidhen me promovimin e universitetit nëpër shkolla të mesme janë aktivitete që realizohen çdo vit me qëllim të informimit të maturantëve për mundësitë që iu ofrohen atyre në universitetin tonë.

Translate »