fbpx
Takim me maturantët e Gjimnazit Bedri Pejani – Pejë

Takim me maturantët e Gjimnazit Bedri Pejani – Pejë

Përfaqësues të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë mbajtën takim me maturantët e Gjimnazit Bedri Pejani – Pejë. Kjo vizitë u organizua në kuadër të aktiviteteve të promovimit të ofertës programore të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë.

Ata u mirëpritën nga drejtori i kësaj shkolle me ç’rast para maturantëve u shpalosën mundësitë që i’u ofrohen atyre për studime në UHZ.

Më detajisht maturantëve i’u bënë të njohura programet e studimit me specializimet përkatëse që atyre iu sigurojnë përgatitje profesionale, si dhe karrierë të suksesshme.

One thought on “Takim me maturantët e Gjimnazit Bedri Pejani – Pejë

Comments are closed.

Translate »