fbpx
Takim me maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Pejë

Takim me maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Pejë

Në vazhdën e aktiviteteve të promovimit të ofertës programore të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, përfaqësues të UHZ-së u takuan me maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Pejë.

Përfaqësuesit e Universitetit u mirëpritën nga drejtori dhe stafi i kësaj shkolle dhe për maturantët shpalosën detaje rreth ofertës programore të UHZ-së, përkatësisht rreth fakulteve, departamenteve dhe profileve të studimeve që ofrohen në kuadër të universitetit tonë.

Universiteti ynë mirëpret të gjithë maturantët që janë të interesuar të studiojnë tek ne dhe falenderon ata për interesimin e treguar lidhur me atë çfarë UHZ ofron për ta.

Translate »