fbpx
Profesorë nga universiteti i Iowa në vizitë pune në universitetin “Haxhi Zeka”

Profesorë nga universiteti i Iowa në vizitë pune në universitetin “Haxhi Zeka”

Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, dekani i fakultetit të MTHM, prof.asoc.dr. Adem Dreshaj dhe koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu pritën profesorët nga dy universitete të Iowa-s, Dr. Cassie Barnhardt and Dr. Curtis R. Youngs.

Bashkëpunimi në projekte të përbashkëta ishte arsyeja e takimit të sotëm ku Universiteti “Haxhi Zeka” u zotua të mbështesë me të gjitha kapacitet e tij aplikimin në këto projekte. Profesorët Barnhardt dhe Youngs u njoftuan nga rektori Krasniqi mbi zhvillimet e universitetit dhe nevojën e tij për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Bashkëpunimi me Iowa do të forcohet në fushën e agrobiznesit dhe turizmit dhe mjedisit. Rektori Krasniqi dhe prorektori Beqiri falënderuan profesorët për gatishmërinë e tyre për të mbështetur Universitetin “Haxhi Zeka”.

Translate »