fbpx
Finalizohet marrëveshja institucionale ndërmjet Universita’Per Stranieri i Perugia/Itali dhe universitetit “Haxhi Zeka”

Finalizohet marrëveshja institucionale ndërmjet Universita’Per Stranieri i Perugia/Itali dhe universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti “Haxhi Zeka” pas bisedimeve disa javore finalizon bashkëpunimin me Universita’ per Stranieri di Perugia dhe UHZ-së.  Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi.

Sipas kësaj marrëveshjeje universitetet marrin përsipër të promovojnë dhe zbatojnë veprimet e mëposhtme:

  • Kërkime shkencore të përbashkëta në fushat e shkencave humane dhe shoqërore;
  • botime të përbashkëta;
  • organizimi i seminareve dhe konferencave që do të zhvillohen në një nga dy Universitetet;
  • shkëmbimi personelit akademik dhe studiuesve 
  • aktiviteteve shkencore dhe iniciativa të përbashkëta kulturore;
  • shkëmbimi i studentëve për programe studimi, kurse, praktika, trajnime dhe aktivitete kërkimore;
  • implementimi i programeve të integruara të studimit për studentët dhe doktorantët;
  • organizimi i programeve arsimore, kurse universitare dhe pasuniversitare, PhD, master, me mundësinë e lëshimit të diplomave të dyfishta dhe/ose të përbashkëta;
  • zhvillimi i projekteve të mësimdhënies dhe trajnimit në fushat me interes të ndërsjellë që përfshijnë aktivitete “në prani” (në Perugia dhe/ose në Kosovë) dhe/ose aktivitete të mësimit në distancë;
  • organizimi i kurseve speciale arsimore/shkollat ​​verore/udhëtimet studimore 
  • promovimi i Certifikimit të Gjuhës Italiane (CELI) dhe Certifikimit në Mësimdhënien e Italisë si gjuhë e huaj (DILS-PG), lëshuar nga Qendra për Vlerësimin e Gjuhëve dhe Certifikimi (CVCL) i Universitetit për të Huaj të Perugias, në Universitetin Haxhi Zeka (UHZ).

Këto janë vetëm disa nga fushat e bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe universita per Stranieri Perugia. 

Translate »