fbpx

Klinka Ligjore

Klinika Ligjore e Fakultetit Juridik, Universiteti Haxhi Zeka

Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) i përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Projekti Erasmus+ ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (ENEMLOS)’’ ka themeluar Klinikën Ligjore Reale. Qëllimi i Klinikës Ligjore Reale është i dyfishtë:

  1. Sigurimi dhe përmirësimi i punësimit të studentëve të diplomuar të drejtësisë, përmes zbatimit të metodave më të përparuara të mësimdhënies siç janë klinikat ligjore reale – puna praktile përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët.
  1. Mundësimi i klientëve të komunitetit të cenueshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre duke pranuar ndihme juridike falas nga studentët e Fakultetit Juridik pranë UHZ-së.

Informata Faktike :

  • Themeluar në Maj 2022 si njëra nga Klinkat Ligjore të para në Kosovë ;
  • 20 studentët të angazhuar për vit akademik
  • 5 mbikëqyrës
  • Strukturë e Fakultetit Juridik
  • Katë sektore:

            a) Sektori i Drejtës Civile

            b) Sektori i Drejtës Penale

            c) Sektori i Drejtës së Punës

            d) Sektori i Drejtave të Njeriut

  • Shënim: stafi i Fakultetit Juridik së bashku me studentët e klinikës ligjore janë duke punuar në krijimin e sektorit të ‘’Street Law’’
Translate »