Klinika Ligjore e Fakultetit Juridik, Universiteti Haxhi Zeka
Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) i përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Projekti Erasmus+ ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (ENEMLOS)’’ ka themeluar Klinikën Ligjore Reale. Qëllimi i Klinikës Ligjore Reale është i dyfishtë:
- Sigurimi dhe përmirësimi i punësimit të studentëve të diplomuar të drejtësisë, përmes zbatimit të metodave më të përparuara të mësimdhënies siç janë klinikat ligjore reale – puna praktile përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me klientët.
- Mundësimi i klientëve të komunitetit të cenueshëm për të mbrojtur të drejtat e tyre duke pranuar ndihme juridike falas nga studentët e Fakultetit Juridik pranë UHZ-së.
Informata Faktike :
- Themeluar në Maj 2022 si njëra nga Klinkat Ligjore të para në Kosovë ;
- 20 studentët të angazhuar për vit akademik
- 5 mbikëqyrës
- Strukturë e Fakultetit Juridik
- Katë sektore:
a) Sektori i Drejtës Civile
b) Sektori i Drejtës Penale
c) Sektori i Drejtës së Punës
d) Sektori i Drejtave të Njeriut
- Shënim: stafi i Fakultetit Juridik së bashku me studentët e klinikës ligjore janë duke punuar në krijimin e sektorit të ‘’Street Law’’