fbpx

Fakulteti Juridik

FAKULTETI JURIDIK

Historiku. – Ideja për themelimin e një fakulteti juridik në Pejë ka qenë e lidhur ngushtë dhe e pa ndashme me vet themelimin e këtij universiteti. Në këtë funksion, menaxhmenti dhe personeli i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit, si bartës i tërë procesit të themelimit të universitetit të ri, që në fillim të vitit 2009, me qëllim të krijimit të një tabloje me të qartë se cilat do të mund të ishin njësitë akademike me sukses funksional dhe cilat janë nevojat dhe dobitë shoqërore e themelimit të tyre, menjëherë pas Fakultetit të Biznesit, i cili në realitet vetëm se ekzistonte, renditet Fakulteti Juridik. Argumentet ishin të shumta. Ato u ndërlidhën me faktin se historikisht Peja ka qenë qendra kryesore e Regjionit të Dukagjinit dhe në gjatë (6) dekadat e fundit në këtë qytet kanë qenë të vendosura institucionet gjyqësore dhe prokurorale (i njohur si qarku i Pejës në përbërje të saj kanë qenë territori i Gjakovës, Istogu, Klinës, Junikut dhe Deçanit apo afër 2/3 e territorit të Kosovës). Në këtë territor kanë funksionuar gjykata e qarkut dhe gjykatat komunale në qytete e theksuar më sipër. Organizim i ngjashëm ka qenë edhe me prokuroritë publike.  Sipas ndarjes të kompetencave funksionale në Gjakovë ka funksionuar edhe Gjykata Ekonomike. Në e Regjioni Dukagjinit ka pasur dhe ka shumë institucione të administratës shtetërore, institucione profesionale, shoqata profesionale, avokatë, përmbarues, noterë, etj, dhe rritje të vazhdueshme të numrit të shoqërive tregtare të cilat kanë nevoja për juristë të kualifikuar. Bazuar në këto analiza e ne veçanti duke e pasur parasysh se universiteti i ardhshëm në pjesën me të madhe të tij, në përputhje edhe me rekomandimet e dhëna në Raportin e Fisibilitetit të  Profesor Stiv Bristow nga Këshilli Britanik për nevojat e Ministrisë të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do orientohej nga fushat e biznesit, menaxhimit të turizmit, hotelerisë e mjedisit dhe agrobiznesit, duke e vendosur këtë fakultet në qendër të të gjitha programeve mësimore të universitetit  dhe duke e bërë një trup unik me fokus integrues për pjesët e programeve të fakulteteve tjera të ndërlidhura me fusha e drejtësisë. Ideja për një qasje multidisiplinare fakultetin juridik e vinte në pozitë të një partneri të shquar për shkëmbimin e njohurive në nivel të lartë në fushat me interes.

 

Dega e Fakultetit Juridik në Pejë. – Deri sa zhvilloheshin idetë për themelimin e këtij fakulteti dhe fakulteteve tjera, menaxhmenti i FSHAB – it, në gjysmën e dytë të vitit 2010 kërkon nga menaxhmenti i Universiteti i Prishtinës dhe menaxhmenti i Fakultetit Juridik të UP –së, të hapin degën e kësaj njësie në Pejë, në hapësirat e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Kjo kërkesë pranohet në gjysmën e dytë të këtij viti ndërkaq Fakulteti Juridik i Universiteti të Prishtinës hap konkursin publik për pranimin e studentëve të rinj në degën e Pejës. Para fillimi të punës të kësaj dege menaxhmenti i FSHAB-it, i ndërmerr një seri veprimesh logjistike dhe infrastrukturore për të përgatitur sallat e mësimit më mjete të përshtatshme, organizmit të administratës për përkrahjen të kësaj dege. Fakulteti Juridik i UP –së, punëson dy zyrtarë të administratës për degën në Pejë (znj. Albana Kelmendi dhe znj.Donika Kastrati), angazhon personal akademik dhe me 01. Tetor 2010, zyrtarisht studentët fillojnë mësimin në programin e përgjithshëm të këtij fakulteti.

Me gjithë fillimin e punës të kësaj dege mbetej ende shumë për të punuar që të jetësohej themelimi i Fakultetit Juridik në universitetin e ri i cili po themelohej. Pas pranimit të Raportit të Fisibilitetit të lartpërmendur, menaxhmenti i FSHAB – it, me qëllim të dinamizmit të aktivitetit angazhon pesë profesionistë me thirrje të larta shkencore e akademike të merreshin më hartimin e programit mësimor duke hulumtuar njëkohësisht edhe burimet njerëzore të cilët mund të ishin potencial për qenë pedagog të angazhuar në Fakultet Juridik.

 

Infrastruktura. – Fillimi i ligjëratave të degës së Fakultetit Juridik të UP –së në Pejë, në objektet e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara ka zhvilluar mësimet për tre semestra gjegjësisht  nga data 01.10.2010 deri me 01.02.2012. Me datën 22.10.2010 Ministria e Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës nëpërmjet procesverbalit e njofton Ministrinë e e Administratës Publike se objektet e Kazermave në Pejë janë liruar nga personali dhe pajisjet e saja. Sekretari i Ministrisë së Administratës Publike e njofton Ministrinë e Sigurisë se nuk posedon kapacitete materiale dhe njerëzore për menaxhimin e saj. Me datën 31.01.2011 Ministria e Forcës së Sigurisë këto objekte ia dorëzon Komunën e Pejës. Komuna e pas formimit të komisionit të pranimit të kësaj parcele dhe objekteve të saja menjëherë ia dorëzon në posedim  Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Menjëherë pas marrjes të kësaj zone dhe objekteve në posedim, me fondet FSHAB – it, në kuadër të Universitetit të Prishtinës, me një pjesë të fondit të krijuar nga Komunave të Pejës 50.000 €, Istogut 20.000 €, Klinës 10.000 €, Deçanit 10.000 €,  dhe Junikut 10.000 €, të cilat kishin mbetur pa u shpenzuar në renovimin dhe zgjerimin e hapësirave të FSHAB – it, (të i gjithë ky fond është transferuar në Buxhetin e UP –së dhe janë shpenzuar nëpërmjet procedura tenderuese nga zyra e prokurimit të UP –së) dhe një pjesë e madhe e bankave dhe karrigeve të përdorura nga Fakulteti Ekonomik të cilat  i dhurohen FSHAB – it, krijohen kushtet që semestri  dytë i vitit akademik 2011/2012 të me kapacitete prej 500 ulësesh të fillojë punën dhe mësimin në hapësirat e sotme edhe ku është ky fakultet. Pas kësaj faze më shumë vështirësi e në mungesë të madhe të fondeve por të ndihmuar nga kompani dhe njerëz të vullnetit të mirë arrihet që gradualisht të funksionalizohen edhe pjesa tjerë e kësaj ndërtesë e cila përgatitej që të vendoste edhe dy fakultetet tjera, atë të arteve dhe të agrobiznesit. Duhet theksuar se UHZ – së për herë të parë i është ndarë buxheti për vitin buxhetor 2013. Prandaj, periudha më e vështirë për financimin e nevojave, pagave dhe mëditjeve për tërë personalin e UHZ –së, ka qenë koha 01.10.2012 – 10.01.2013.

 

Themelimi i Fakultetit Juridik. – Për themelimin e këtij fakultet janë të rëndësishme tri momente. I para, Vendimin e Ministrit të MASHT – it Nr. 434/1 B, 14.11. 2011: E dyta, Vendimi Ministrit të MASHT- it me nr. 435/01B të datës 14.11.2012 për emërimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues dhe e treta, nënshkrimi i Statutit të Përkohshëm të Universitetit “Haxhi Zeka, data 06.01.2012. Draft Statuti i ishte dorëzuar për aprovim Ministrit të MAHT – it nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues i UHZ – së. Me rastin e nënshkrimit të këtij akti të përkohshëm, konkretisht në nenin 26, rregullohet se Fakulteti Juridik është njësi akademike e UHZ –së. Andaj data e themelimit të Fakultetit Juridik të UHZ –së është 06.01.2012.

Nga data 14.11.2011, procesi i themelimit të njësive akademike nga menaxhmenti i FSHAB- it kalon në kompetencë të Këshillit të Përkohshëm Drejtues të UHZ. Edhe pas të gjitha aktiviteteve, angazhimeve deri në fillimin e punës të fakultetit duhet të realizoheshin edhe shumë punë të tjera. Vazhdohet në tri drejtime.

I pari, Këshilli i Përkohshëm Drejtues i UHZ–së, fillon negociatat me menaxhmentin dhe Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës për transferimin e FSHAB –it dhe të degës të Fakultetit Juridik në kuadër të UHZ-së. Këshilli Drejtues i UP –së, me datën 19.07.2012 nxjerrë vendimin me nr. 2/48 me të cilin në pikën e parë të dispozitivit lejohet transferimi i plotë i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë dhe i degës së Fakultetit Juridik të UP –së në kuadër të Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë dhe në pikën e dytë të dispozitivit KD i UP–së, pajtohet që detajet për mënyrën e transferit në mes të dy Universiteteve të bëhet më marrëveshje të mirëkuptimit dhe nën pjesëmarrjen e MASHT- it. Për zbatimin e kësaj marrëveshje, pas një serie negociatash për modalitete të ndarjes, me ndihmën e ekspertëve dhe MASHT – it. me datën 22.08.2012 Lidhet Marrëveshja tri paleshe e Mirëkuptimit ndërmjet MASHT – it, Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” e protokolluar në MASHT në shenjën 01 B 5825. Në këtë mënyrë përfundimisht bëhet ndarja institucionale në mes këtyre dy universiteteve.

I dyti, angazhimi i grupit të profesionistëve për përgatitjen e programit për procesin e akreditimit dhe detyra e Këshillit të Përkohshëm të UHZ –së për hapjen e konkursit publik për pranimin e personalit të rregullt në Fakultetin Juridik procese këto të radhës mjaftë sfiduese. Në qershor të  vitit 2012, Fakulteti Juridik përgatit programin për akreditim i cili, për shkak të ruajtjes të kontinuitetit të programit i cili tani po zbatohej nga Dega e Juridikut të UP –së, pothuajse mbetet i njëjtë. Agjencia Kosovare e Akreditimit me datën 06. Korrik 2012, e akrediton me sukses këtë program për afat një vjeçar. Ky akreditim afat shkurtë në vendimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit me nr. 437/12 dt. 09.07.2012, arsyetohet se momentalisht UHZ – ja nuk e kishte ende një status të qartë ligjor.

I treti, Këshilli i Përkohshëm Drejtues i UHZ përgatit konkursin publik për pranimin e pesë (5) profesorëve. Në mungesë të fondeve për publikim të konkursit kërkohet ndihma e Rektorit të UP –së, që ky konkurs të publikohet për emrin e llogarinë e UHZ –së. Natyrisht, çdo herë e në çdo moment të gatshëm për ndihmë  UP – ja, e publikon konkursin  në fjalë me datë 28.07.2012. Këshilli i Përkohshëm Drejtues, në mungesë të Senatit, si i vetmi organ i autorizuar për themelimin e UHZ –së, vetëm për këtë herë, deri sa të krijoheshin kushtet për krijimin e Senatit të Përkohshëm, cakton Komisionet Recensuese me kompetencë, raportet e pranuara nga ata i publikon në biltenin e krijuar për herë të parë dhe, në përputhje më dispozitat e Statutit të Përkohshëm të UHZ –së, për herë të parë në këtë fakultet në marrëdhënie të rregullt pune i pranon dy (2) profesor asistentë dhe tre (3) ligjërues me sa  vijon: Dr.sc. Kolë Krasniqi, prof.ass, Dr.sc. Fejzullah Berisha, prof.ass, Mr.sc. Majlinda Belegu, ligjëruese, Bashkim Rrahmani, Ligjërues dhe Mr.sc. Mujë Ukaj, Ligjëruese.

Me datën 29.09.2012 Këshilli i Përkohshëm Drejtues në mbledhje e VI, në Fakultetin Juridik emëron Dr.sc. Kolë Krasniqi – U.D. Dekan dhe Mr.sc. Majlinda Belegu – ligjëruese U.D. Prodekane.

Në korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Fakultetin Juridik të UHZ –së dhe, pas gjithë kësaj me datën 01.10.2012 Fakulteti Juridik fillon punën, besoi për të mos e ndalur kurrë me.

Pas një pune të suksesshme një vjeçare dhe Miratimit të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 30 maj 2013, Fakulteti Juridik aplikon prapë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit për vazhdim të akreditimit dhe me vendim e kësaj agjencie programi akreditohet për tri (3) vite (nga data 1 tetor 2013 deri me 30 shator 2016).

Arsyet që programi i Fakultetit Juridik të UHZ –së nuk u arrit të dizajnohej në mënyrën që ishin menduar qëndruan së pari në faktin e detyrimit të marrë për vazhdimin e kontinuitetit e zbatimit të programit sikurse programi i Fakultetit Juridik i UP-së, e dyta mungesa e theksuar e kuadrit akademik për të reflektuar mbi këtë vizion dhe e fundit mungesa e përkrahjes nga qarqet akademike e profesionale me arsyetimin se ky veprim është i hareshëm. Megjithatë, pas kësaj mbesin gjallë shpresat se në një të ardhme ky fakultet do e merr funksionon dhe rolin siç është menduar në fillim të këtij procesi.

 

 

Translate »