fbpx
Akreditohet programi Juridik i Përgjithshëm në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka

Akreditohet programi Juridik i Përgjithshëm në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka

Pas shumë sfidave dhe pune të palodhshme të menaxhmentit të universitetit, menaxhmentit të fakultetit juridik dhe profesorëve të tij, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur sot më 05.08.2023, ka shqyrtuar dhe aprovuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë dhe ka marrë vendim të akreditojë programin Juridik të Përgjithshëm në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, për 3 vitet e ardhshme.

Kjo është një ditë e veçantë për UHZ dhe Fakultetin Juridik dhe një arsye më shumë për të qenë të motivuar lidhur me ecëritë e proceseve në Universitetin Haxhi Zeka.

Për të gjithë të interesuarit për këtë program studimi, shumë shpejt universiteti do të hapë edhe konkursin për pranimin e studentëve.

Zgjedhni UHZ/Fakultetin Juridik/Juridikun e Përgjithshëm.

Fakulteti Juridik
Translate »