fbpx
Takim me përfaqësues të Universitetit Eskişehir Osmangazi, Turqi

Takim me përfaqësues të Universitetit Eskişehir Osmangazi, Turqi

Menaxhmenti dhe stafi i Fakulteti JuridikUniversitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) realizuan një takim me z. Emrah Orkaioglu, përfaqësues i Universitetit Eskişehir Osmangazi, në Turqi. Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth mundësive të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit kanë ndarë mendime, vizionet dhe qëllimet e tyre për të pasur një partneritet të qëndrueshëm. Ata folën për mundësi të shumta për zhvillim akademik.

Bashkëpunimi nuk ka qenë i kufizuar vetëm në nivelin e diskutimit. Interesimi për të përmirësuar dhe zgjeruar lidhjen e tyre ka sjellë një interes të thellë për të zhvilluar projekte në kuadër të programit Erasmus+. Ky program ofron mundësi të shkëmbimit studentor dhe të stafit. Gjithashtu, të zhvillimit të projekteve të përbashkëta, të cilat ndikojnë pozitivisht në punën e Fakultetit Juridik dhe të UHZ-së.

Bashkëpunime të tilla kanë potencialin për të shkaktuar ndikime të dukshme dhe pozitive në kualitetin e arsimit të ofruar nga Fakulteti Juridik. Po ashtu, në përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës. Takimi ndërmjet Fakultetit Juridik të UHZ-së dhe Universitetit Eskişehir Osmangazi në Turqi është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e arsimit. Ky paraqet hap konkret drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta akademike dhe të zhvillimit.

Translate »