Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, së bashku me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri, sot u priten në Shkup nga Rektori i UEJL, Akademik prof.dr. Abdylmenaf Bexheti, prorektorja prof.dr. Besa Arifi dhe prof.dr. Veland Ramadani.
Gjatë takimit u organizua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes dy institucioneve, duke përfshirë këtu: shkëmbimin e stafit, hapjen e mundësisë për mentorimet e përbashkëta te doktoratave, projektet e përbashkëta të mobilitetit të studentëve, vazhdimit te studimeve doktorale dhe shumë aktivitete tjera të përbashkëta.
Në ceremoni morri pjesë edhe Drejtori i shërbimeve publike në UHZ, Msc Sami Gjuka.
Vlen të potencohet se UEJL me të cilën u nënshkrua marrëveshja, është e ranguar lartë nga Agjencia për rangim e Maqedonisë Veriore.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/09/307151033_5501553309924479_7784776826337334420_n.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/09/307259470_1504812843294623_4180018310450920683_n.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/09/307305206_792581921947208_953008667103329912_n.jpg)