fbpx
Universiteti “Haxhi Zeka” renditet universiteti i dytë në kuadër të universiteteve publike në Kosovë në databazën SCOPUS

Universiteti “Haxhi Zeka” renditet universiteti i dytë në kuadër të universiteteve publike në Kosovë në databazën SCOPUS

Raporti “Kosovo National H-index Ranking 2023” ka renditur në vendin e dytë Universitetin “Haxhi Zeka” në kuadër të universiteteve publike në Kosovë në databazën “Scopus”. 

Kosovo National H-index Ranking është një renditje ndërkombëtare e krijuar për të vlerësuar produktivitetin e kërkimit të shkencëtarëve, organizatave kërkimore dhe kërkimit shkencor në Kosovë bazuar në treguesin e H-index. Renditja përdor të dhëna nga bazat e të dhënave shkencore si “Scopus”, “Web of Science” dhe “Google Scholar”.

Sipas këtyre të dhënave, Universiteti “Haxhi Zeka” këtë vit ka kaluar në vendin e dytë në databazën “Scopus” sa i përket renditjes në nivel vendi në kuadër të universiteteve publike në Kosovë. Ndërsa vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në “Web of Science” dhe “Google Scholar”. 

Numri i publikimeve të stafit akademik të Universitetit “Haxhi Zeka” të cilat indeksohen në databazat “Scopus” dhe “Web of Science” është gjithmonë në rritje, kjo si rezultat i përkrahjes dhe angazhimit të vazhdueshëm nga menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe e stafit të kualifikuar të cilin universiteti e posedon. 

Translate »