fbpx
Sesion Informues Erasmus+ në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë më 14 Dhjetor 2023

Sesion Informues Erasmus+ në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë më 14 Dhjetor 2023

Të nderuar staf akademik dhe studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë,

Me kënaqësi dëshirojmë të ju njoftojmë se në datë 14 dhjetor 2023, nga ora 09:30, Zyra Erasmus+ në Kosovë do të organizojë një sesion informues dhe takim të përbashkët me stafin akademik dhe studentët tuaj në sallën e Diplomimit, Fakulteti i Biznesit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është shpërndarja e informacionit lidhur me rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus+. Ky sesion është një mundësi e shkëlqyer për të marrë informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ju lutemi të gjeni të bashkelidhur agjendën e sesionit informues për të ditur më shumë detaje rreth ngjarjes. Ne inkurajojmë pjesëmarrjen e sa më shumë përfaqësuesve të stafit akademik dhe studentëve, duke shpresuar që ky takim do të sjellë dritë mbi mundësitë dhe përvojat e pasura që Programi Erasmus+ ka për t’ju ofruar.

Përpyesni çdo pyetje dhe kërkesë që keni duke përdorur detajet e kontaktit të Zyresë Erasmus+ në Kosovë.

Shpresojmë për një takim të suksesshëm dhe të frytshëm!

Translate »