fbpx
UHZ zgjeron bashkëpunimin me Universitete të regjionit

UHZ zgjeron bashkëpunimin me Universitete të regjionit

UHZ zgjeron bashkëpunimin me Universitete të regjionit

Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë takim, Rektori i UHZ-së, Prof. asoc. dr. Fadil Millaku, shoqërohej nga Prorektori për Çështje Akademike, Prof. ass. dr. Sabiha Shala, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. ass. dr. Ibish Mazreku dhe dekani i Fakultetit të Biznesit, Prof. ass. dr. Halit Shabani, ndërsa, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti ishte i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku, Sekretari i përgjithshëm i USHT-së, Adem Beadini, shefja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Mr. sc. Hatibe Deari – Zeqiri, dekani i Fakultetit Ekonomik, Doc. dr. Raman Ismaili, si dhe shefi i Kabinetit të Rektorit të USHT-së, Mr. sc. Faton Shabani.


Qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore në mes të dy Universiteteve.

  
Me këtë marrëveshje, të dy institucionet krijojnë mundësi për shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ; shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme të studimeve, për periudha semestrale studimi, ose për periudha të praktikave; aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore; pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike; shkëmbim të materialeve akademike, si dhe informacione të tjera të nevojshme; programe të veçanta akademike afatshkurtra etj.

Translate »