fbpx
U mbajt sot seminari “Roli dhe Pozita e Femrës në Kosovë”

U mbajt sot seminari “Roli dhe Pozita e Femrës në Kosovë”

U mbajt sot seminari “Roli dhe Pozita e Femrës në Kosovë”

Sot, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u organizua seminar për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me temën “ Roli dhe Pozita e Femrës në Kosovë”.
Fjalë rasti kishte edhe Rektori i UHZ-së, Prof.asoc.Dr. Fadil Millaku duke uruar për festën, njëkohësisht foli edhe për rolin dhe rëndësinë e femrës shqiptare ndër vite.
Pjesëmarrës në këtë organizim ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Barazi Gjinore , MASHT-i, ekspertë të fushave të ndryshme, deputete, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Temat të cilat u trajtuan nga panelistët ishin:

“Pjesëmarrja e femrave në Arsimin e Lartë”, “Barazia para ligjit: Legjislacioni mbi Familjen, Kundër Dhunës në Familje dhe Trashëgimia”, “Përfshirja e femrave në Vendimmarrje”, “Fuqizimi Ekonomik i Grave” dhe “Mbështetja e aktiviteteve/iniciativave për barazi gjinore”

Në fund të këtij takimi Rektori Millaku shpërndau certifikata për studentët pjesëmarrës dhe në përmbyllje të seminarit Prorektori për mësimdhënie, çështje studentore dhe hulumtime shkencore, Pro.ass.Dr. Sabiha Shala prezantoj statistikat lidhur me barazinë gjinore në UHZ.

Kjo ngjarje është organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Agjencia për Barazi Gjinore e Republikës së Kosovës.

Translate »