fbpx
Lansohet Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Lansohet Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Lansohet Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Në kuadër të projektit “Mbështetja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme në sigurimin e cilësisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shërbimeve përkrahëse të studentëve”, sot u lansua Strategjia e Sigurimit të Cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Rektori i UHZ-së, Prof.asoc.dr. Fadil Millaku falënderoj të pranishmit dhe në veçanti partnerët e projektit dhe stafin akademik që ka kontribuar në krijimin dhe lansimin e kësaj strategjie. Po ashtu, shprehi gatishmëri për zbatimin e strategjisë sipas planit të veprimit të paraparë nga kjo strategji së bashku me dekanët, stafin akademik dhe studentët.
Fjalë rasti kishte edhe Prof.ass.Dr. But Dedaj, drejtues i WUS Kosova, një nga partnerët e këtij projekti i cili potencoi rëndësinë e kësaj strategjie, që sipas tij është i vetmi Universitet i cili ka këtë strategji dhe përgëzoi menaxhmentin për punën dhe përkrahjen e vazhdueshme, për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe në mësim nxënie. Njëkohësisht, Dedaj theksoj se ngritja e cilësisë për UHZ-në do të thotë ngritje e autoritetit dhe reputacionit të universitetit.

Ndërsa, përfaqësues të projektit “Rritja e Punësimit për të rinjtë” (EYE) dhe përfaqësues nga Agjensioni për Akreditim i Kosovës, shprehën gatishmërinë për përkrahje profesionale në zbatim të strategjisë së cilësisë.
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof.ass.Dr. Ibish Mazreku dhe prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof.ass.Dr Sabiha Shala potencuan se me përkushtim të plotë do të zbatojnë planin e veprimit të strategjisë për ngritje të cilësisë në bashkëpunim me profesorët dhe studentët, e po ashtu kjo strategji do të përfshihet në planin vjetor të punës së menaxhmentit të UHZ-së, që do të miratohet edhe nga Këshilli Drejtues.

Në fund u prezantua historiku dhe objektivat e strategjisë nga koordinatorja e projektit Prof.ass.Dr. Mimoza Hyseni Spahiu.

Partnerët në këtë Projekt janë:

  • Universiteti i Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar (bartës i projektit)
  • Universiteti i Alicantes, Spanjë
  • Universita Degli Studi “G. d’Anuncio” di Chieti – Pescara, Itali
  • Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë, Kosovë
  • Shërbimi Botëror Universitar i Kosovës – WUS Kosova
  • MASHT – Departamenti i Arsimit të Lartë
  • Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsimin e Lartë – K-CIRT, Kosovë
  • Agjencia e Akreditimit të Kosovës
Translate »