Rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me ndërmarrjen hoteliere rehabilituese “ONIX SPA” – Banjë e Pejës, përkatësisht me drejtorin e ndërmarrjes Zt. Xhevdet Shoshi. Palët e marrëveshjes kanë pasur disa takime radhazi për të specifikuar mundësitë e bashkëpunimit, të cilat tashmë janë të përfshira dhe formalisht në këtë memorandum.
Kjo marrëveshje konsiston në angazhimin e të dy palëve për të ndërtuar një sistem bashkëpunimi përmes së cilit do të fuqizohet zhvillimi profesional, puna praktike dhe ngritja e kapaciteteve operuese të studentëve. Përmes kësaj marrëveshjeje, përfituesit më të mëdhenj do jenë studentët e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis për shkak të ndërlidhjes së aktiviteteve të ndërmarrjes me programet studimore të kësaj njësie akademike.
Drejtori Shoshi konfirmoi vullnetin e tij të për të përkrah nevojat universitare, në të mirë të studentëve dhe perspektivës së tyre. Gjersa, rektori Krasniqi falënderoj atë dhe i shprehu mirënjohje për kontributin dhënë universitetit në këtë drejtim.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/04/viber_image_2022-04-08_13-33-23-991.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/04/viber_image_2022-04-08_13-33-24-479.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/04/viber_image_2022-04-08_13-33-25-381.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2022/04/viber_image_2022-04-08_13-33-28-104.jpg)