fbpx
UHZ hyn në bashkëpunim formal me Hotel-Restorant “Seraphine Plaza”

UHZ hyn në bashkëpunim formal me Hotel-Restorant “Seraphine Plaza”

Në vazhdën e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në regjionin e Pejës, sot rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi nënshkroi edhe një memorandum mirëkuptimi në sektorin turistik – hotelier, përkatësisht me ndërmarrjen hoteliere “Seraphine Plaza”, në Pejë. Përmes kësaj marrëveshjeje do të bëhet e mundur që studentët e programeve përkatëse në UHZ të ndjekin punën praktike të ndërlidhura me shërbimet mikpritëse që ofron kjo ndërmarrje. UHZ dhe Seraphine Plaza ranë dakord që të ofrojnë hapësirat e tyre reciprokisht për nevoja të ndryshme që mund të kenë secila nga palët. 

Drejtori i ndërmarrjes, Z. Elton Haxhosaj shprehu gatishmërinë e tij të për të mbështetur nevojat e studentëve të UHZ-së, përderisa rektori Krasniqi shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar ndaj studentëve dhe kontributin ndaj universitetit në përgjithësi.

Translate »