fbpx
Urimi i rektorit për Ditën e Kushtetutës 

Urimi i rektorit për Ditën e Kushtetutës 

Më 9 prill 2008, është miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe kjo ditë është ndër më të rëndësishmet për shtetit tonë. Ky dokument është akti më i lartë juridik në hierarkinë normative të rendit juridik të Republikës së Kosovës, udhërrëfyes për paqen dhe demokracinë, si dhe garantues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.  

Shfrytëzoj rastin, t’ju uroj Ditën e Kushtetutës, të gjithë kolegëve, të gjithë personelit akademik dhe administrativ të UHZ-së, me uratën që vitet e ardhshme kjo ditë e shënuar të na gjejë me rezultate dhe suksese edhe më të mëdha në fushën e arsimit në të gjitha nivelet.

Me respekt,

Prof.dr. Armand Krasniqi

Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë

Translate »